Udhëheqësit e 28 vendeve të BE-së janë mbledhur sot në Brukesl për një takim të posaçëm, ku do të emërojnë dy postet kyçe të unionit, presidentin e Këshillit Europian dhe Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së.

Kandidat favorit për pasuesin e kreut të Presidentit të BE-së, Herman Van Rompuy është kryeministri i Polonisë, Donald Tusk i cili gëzon mbështetjen e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ndërkaq, shefja aktuale e politikës së jashtme, Catherine Ashton do të përfudnojë mandatn e saj në fund të tetorit dhe pritet të zëvendësohet nga Ministrja e jashtme e Italisë, Fredercia Mogherini. Kjo e fundit është kritikuar nga vendet lindore për mungesë përvoje.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)