Bordi i Transparencës është mbledhur për të përcaktuar çmimet e reja të naftës, e cila pritet të shtrenjtohet në mbi 220 lekë për litër, çka do të aktivizonte automatikisht uljen e akcizës me 20% ose me 8 lekë. Që prej datës 28 mars një litër naftë shitet 218 lekë, ndërsa benzina me 181 lekë/litri.

Subjektet e tregtimit të hidrokarbureve të cilat nuk i respektojnë çmimet e vendosura nga bordi, gjobiten, deri në pezullim të licencës nëse nuk reflektojnë.

Lajmi në përditësim....