Rithemelimi s'do votojë për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, Bardhi: Propagandë! Çupi: S’mund ta lëmë vendin e opozitës bosh

Rithemelimi s'do votojë për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, Bardhi: Propagandë! Çupi: S’mund ta lëmë vendin e opozitës bosh

Pas mbledhjes me grupin e Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion i cili është futur në rend dite nesër në Kuvend. Bardhi tha se gjatë kohës që ishin në mbledhje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkonte takim me krerët e grupeve dhe drejtuesit e partive opozitare.

Kjo çështje ishte kryefjalë e diskutimeve në mbledhjen e grupit të Rithemelimit. Para se të merrnin pjesë në mbledhje, të pyetur nga gazetarët, shumica e deputetëve të Rithemelimit u shprehën kundër pjesëmarrjes në këtë komision të posaçëm, por pritet të dilet me një vendim unanim nga mbledhja e grupit.

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi se ky komision është një propagandë për të mbuluar korrupsionin

“Më gjeni një rast kur Rama ka drejtuar gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta largoj nga puna se është i korruptuar. Ndërkohë, çdo aferë për korrupsion të denoncuar nga opozita me fakte i ka dalë për zot. Rasti është ky. Prandaj s’jemi bërë pjesë e këtij procesi, duke ritheksuar se ka mungesë vullneti nga mazhoranca dhe është propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë nga korrupsioni të Ramës. Ne jemi për luftë pa kompromis ndaj komisionit, luftë reale jo luftë me fjalë.  Nëse dëgjoni që thotë do luftoj korrupsionin, prisni edhe një aferë më të madhe në ditët në vijim”, tha Bardhi.

Deputetët shprehen skeptikë mbi qëllimin e vërtetë të ngritjes të komisionit, duke thënë se Rama nuk e ka prioritet luftën kundër korrupsionit.

Luan Baçi: Më duket një farsë rezoluta antikorrupsion. Një mazhorancë e korruptuar prej 12 vitesh dhe me një copë letër kërkon të pastrojë veten. Personalisht jam kundër.

Tomorr Alizoti: Diskutojmë me grupin. A është gabim bojkoti? Opozita nuk po gabon, është ekselent.

Ervin Salianji: Për mua nuk duhet të kemi asnjë pjesëmarrje në një komision që u bë në mënyrë të njëanshme, që u propozua si platformë elektorale nga Rama. Është hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët në gjithë situatën që ndodhen sot. Të besosh që Edi Rama, që ka ngritur një sistem korrupsioni dhe krimi të ngritur në piedestal dhe të future në institucionet më të rëndësishme, ka ndonjë merak për reformë. Nuk besoj që PD dhe opozita mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik. Nuk është bojkot, ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale.

Ferdinand Xhaferri: Gabimi fatal dhe shkrija e opozitës do të thotë marrja pjesë në komision. E vetmja kartë që e diskrediton këtë qeveri është  korrupsioni.

Kundër bojkotit të komisionin doli deputetja Dhurata Çupi, e cila tha se “Asnjë vend bosh që i takon opozitës nuk duhet të lihet bosh, por do të respektoj vendimin e grupit”.

Skeptike është shprehur edhe PD e Bashës, i cili ka kërkuar nga Rama që sqarojë se cili është qëllimi i vërtetë i komisionit dhe më pas do merret një vendim për pjesëmarrjen. Me shumë gjasë as PD s’do plotësojë vendet e dedikuara për të në komision, duke bojkotuar.

Sipas tekstit të rezolutës synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
Mbledhja e grupit, Bardhi: Nuk e mbështesim me votë ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, propagandë! S’marrim pjesë

 

Pas mbledhjes me grupin e Rithemelimit, Gazment Bardhi foli për komisionin e Posaçëm anti-korrupsion i cili pritet të votohet nesër në Kuvend. Bardhi tha se nuk duhej të ishte futur në rend dite pa konsultim. Bardhi tha se gjatë kohës që ishin në mbledhje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkonte takim me krerët e grupeve dhe drejtuesit e partive opozitare.

Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e këtij komisioni e për rrjedhojë as nuk do marrin pjesë.

Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë udhët të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje. Ne do ti përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit. Nëse e kanë seriozisht ta nisin nga kjo çështje. Në ca gjëje të marrim pjesë, një komision që s’ka objekt. Jemi fyuar të votojmë nesër një gjë që nuk e dimë ca përmban. Tregon sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Nuk kanë vullnet por duan ta përdorin për propagandë.

Do duan të bëjnë sikur po konsultohen me opozitën. S’ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. Ta tërheqin të bëjnë çtë duan. Sa kohë që e kanë nisur si propagandë ditë të vazhdojnë në rrugën e tyre, ne kemi rrugën tonë, Luftë reale ndaj korrupsionit, por i korruptuari nuk mund të zotohet që do luftojë korrupsionin.

Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni. Kur ne s’mbështesim, si japim konsensusin se jemi ngritur si mund të marrim pjesë në një komision që e ngre siç do Edi Rama.

Sigurisht që s’do shkoj, ka kaluar orari i takimit, ishte në orën 1, u shty në 2. Ishte propagandë për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë