TIRANE - Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot në mesditë një mbledhje me dyer të mbyllura. Mësohet se mbledhja, e cila zgjati për rreth 25 minuta është drejtuar nga Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
 
Në këtë mbledhje bëhet e ditur se është diskutuar për miratimin e projektligjeve të përfshira në rendin e ditës në seancën parlamentare të kësaj të enjte.
 
Po ditën e sotme, opozita dërgoi një kërkesë në parlament për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me ngjarjen e rrëzimit të avionit në Divjakë, dhe gjetjes pranë tij të një makine me 460 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)