Mblidhet Këshilli Kombëtar i PAK 
Klosi:Të plotësojmë të drejtat e tyre

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PAK <br />Klosi:Të plotësojmë të drejtat e tyre
Tiranë. Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, takim nga i cili ka bërë apel që institucionet shtetërore, por edhe gjithë shoqërisë shqiptare, të plotësohen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare lidhur me këtë kategori sociale.

Klosi ka informuar Këshillin edhe lidhur me projektvendimin e hartuar “Për mënjanimin e pengesave mjedisore dhe infrastrukturore në ofrimin e shërbimeve publike”, që pritet të miratohet shumë shpejt nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që anonçoi edhe finalizimin e dy dokumenteve të reja të politikave, atë të përfshirjes sociale dhe Strategjinë e re të mbrojtjes sociale për periudhën 2016 - 2020, të cilat janë pjesë integrale e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Ai nuk la pa përmendur edhe vijimin e reformës së shërbimeve sociale, me orientim deinstitucionalizues dhe decentralizues.

Në hartimin e strategjisë së re të decentralizimit, u propozua që në strukturat e pushtetit vendor të përfshihet edhe njësia e vlerësimit të nevojave dhe referimit të rasteve, si edhe shporta bazë e shërbimeve. Pjesë e shërbimeve do të jenë edhe modelet për jetesë të pavarur, nga ku do të përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre”, - shtoi Klosi.

"Në kuadër të zbatimit të Konventës, - tha ministri, - ka filluar procesi i reformimit të sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, që synon orientimin e  vlerësimit nga modeli mjekësor drejt atij biopsiko-social, bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetit.
 
“Përmirësimi është i nevojshëm për rritjen e eficiencës së vlerësimit, duke reduktuar ndjeshëm shkallën e abuzimit; për të reflektuar konceptin e ri të aftësisë së kufizuar si një ndërveprim të dëmtimeve funksionale të shkaktuara nga një sëmundje, me faktorët psikologjikë e socialë, si dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët”, - tha Klosi.
 
Në kuadër të masave që janë ndërmarrë këto dy vite në përmirësimin e aksesit të personave me aftësi të kufizuara në shërbime, ministri vuri në dukje se për të dytin vit radhazi janë shpërndarë kuota për studentët që vijnë nga kjo kategori sociale.

“Që nga viti i kaluar kemi futur në zbatim një program të veçantë për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, ku zyra e Punës financon për punësimin e tyre për një periudhë 1-vjeçare. Vitin e parë u aplikua si program pilot në qytetet Tiranë dhe Elbasan. Për këtë vit ky program ka filluar të zbatohet në të gjitha rajonet e vendit”, - tha ministri ndërsa paraqiti masat e ndërmarra nga qeveria në plotësim të nevojave të personave me aftësi të kufizuara.
 
blendi klosi

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, në fjalën e tij u përqendrua në aspektin e plotësimit të nevojave mjekësore për këtë kategori, duke theksuar se janë ndërmarrë disa hapa në lehtësimin e kushteve dhe të trajtimit të të gjithë personave të përfshirë në këtë kategori.
 
Padyshim që pjesa mjekësore është shumë e domosdoshme, shumë e nevojshme, por gjithmonë e më tepër për ta kaluar vëmendjen nga sëmundja te shëndeti, nga pacienti tek qytetari, i cili në moment të caktuara të jetës disa aftësi i ka më të kufizuara. Unë besoj se ne si Ministri e Shëndetësie me gjithë strukturat e kujdesit shëndetësor jemi duke ndërmarrë disa reforma, një pjesë e tyre kanë filluar të japin frytet e para për ta lehtësuar sadopak marrëdhënien që persona të ndryshëm kanë me kujdesin shëndetësor dhe sidomos kur bëhet fjalë për persona me aftësi të kufizuara, të cilët i kanë më të shpeshta këto marrëdhënie”, - tha Beqja.
 
Nga ana e saj, zëvendësministrja Kospiri bëri prezantimin e draftit të planit të veprimit për aftësinë e kufizuar për periudhën 2016-2020, i cili u ndërtua nëpërmjet një procesi shumë transparent konsultimesh me të gjithë aktorët. “Qëllimi i këtij plani është që të nxisë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë shqiptare, të parandalojë diskriminim dhe të eliminojë barrierat për të pasur akses në shërbimet dhe të drejtat e tyre”, - tha Kospiri.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë