Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shkup: Situata është e qëndrueshme, nuk ka rrezik

Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shkup: Situata është e qëndrueshme, nuk ka rrezik

Këshilli i Sigurisë në Shkup

Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarvoski thuhet se përfaqësuesit e institucioneve përkatëse informuan lidhur me çështjet aktuale të sigurisë lidhur me vendin dhe rajonin më të gjerë, përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës, ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe gjendjen në veriun e Kosovës. Është vlerësuar se gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe se nuk ka shenja që tregojnë për një rrezikim të mundshëm të saj.

Në Këshillin e drejtuar nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski bëjnë pjesë edhe drejtuesit më të lartë shtetërorë, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe të Jashtme si dhe tre ekspertë të emëruar nga presidenti. Në këtë takim, zoti Pendarovski kishte ftuar edhe drejtorët e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe të Agjencisë për Kundërzbulimin.

Kabineti i zotit Pendarovski thekson vlerësimin e Këshillit se vendi duke qenë anëtar i NATO-s “është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe vendet aleate sa i takon veprimeve që ndërmerren për forcimin e sigurisë në hapësirat euroatlantike”.

Këshilli ka konstatuar nevojën për vazhdimin e ndjekjes së zhvillimeve nga institucionet përkatëse dhe që ato të përgatisin skenarë të mundshëm në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve, me qëllim marrjen në kohë të masave dhe veprimeve në kuadër të kompetencave që kanë.

Ndërkohë, ekspertët e çështjeve të sigurisë në Shkup mendojnë se sidoqoftë ekziston rreziku nga kërcënimet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe se pas shpërthimit të luftimeve në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, shkalla e rrezikut të sigurisë nga niveli i ulët tani është ngritur në atë mesatar. Zllatko Apostolloski, bashkërendues kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit tha gjatë një tribune se është ngritur niveli i veprimtarive të shërbimeve të sigurisë në vend.

“Ekzsitojnë rreziqe dhe mund të shfaqen veprime të papritura, por në kushtet e Maqedonisë kjo dukuri tani për tani është vetëm në rrjetet sociale”, tha eksperti.

Auoritetet në Shkup bashkëpunojnë me vendet e rajonit për shkëmbimin e njoftimeve lidhur me ekstremistët dhe veprimet e tyre.

Shqetësimi i njohësve të rrethanave të sigurisë vjen nga fakti që dhjetëra shtetas të këtij vendi kishin qenë pjesë e ISIS-it dhe një pjesë e tyre, edhe pasi ishin kthyer dhe dënuar, kishin vazhduar në burg të përhapin propagandën dhe ideologjinë ekstremiste në radhët e të burgosurve të tjerë./VOA

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja