Mblidhet KLD, Meta: Vullnet
për zbatimin e ligjit të Vettingut

Mblidhet KLD, Meta: Vullnet<br />për zbatimin e ligjit të Vettingut
TIRANE-Ka përfunduar mbledhja e KLD në drejtimin e Presidentit Ilir Meta. Mbledhja ka zgjatur për rreth 2 orë, ndërsa mungonin tre anëtarë, dy prej të cilëve janë zgjedhur në organet e reja të drejtësisë.
 
Në mbledhje u diskutua për shqetësimin e gjyqtarëve për procesin e rivlerësimit dhe dhunën ndaj grave, nisur nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi.

Këshilli shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij brenda kornizës ligjore në fuqi në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, me qëllim përshpejtimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve. 
 
Në përfundim të mbledhjes Presidenti Ilir Meta deklaroi për mediat se ka vullnet për të bashkëpunuar me institucionet e reja të drejtësisë që po ngrihen.
 
Mbledhja përfundoi me një kohë të shpejtë, që do të thotë se vullneti për bashkëpunim, për të plotësuar të gjitha detyrimet që ka ky institucion deri në krijimin e institucioneve të reja kushtetuese është maksimal dhe në kuadër të përshpejtimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe sidomos të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, por njëkohësisht edhe në drejtim të përballimit të sfidave që ka funksionimi aktual i sistemit gjyqësor, që natyrisht ka vështirësitë e veta drejt kalimit në një sistem plotësisht të ri.
 
Cilat ishin shqetësimet e KLD-së në lidhje me Vetting-un? “Unë besoj se këto do të bëhen publike, sepse diskutimet në KLD-së bëhen publike, por natyrisht që ky është një proces plot sfida dhe vullneti është maksimal për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Vetting-ut, por edhe me EURALIUS dhe OPDAT-in që asistojnë në këtë proces
” deklaroi ai.


mbledhja e kld
 Mbledhja e KLD në drejtimin e Presidentit Ilir Meta

Hoxha: KLD ndihmë komisioneve për vlerësimin e gjyqtarëve
Pas mbledhjes ka folur për mediat edhe gjyqtari Gerd Hoxha, kryetari i Bordit Drejtues të Unionit të Gjyqtarëve.
 
Hoxha theksoi se KLD diskutoi për shqetësimin e gjyqtarëve për procesin e rivlerësimit, ndërsa sipas tij shprehu gatishmëri për të dhënë ndihmesën e saj për komisionet.
 
Nën drejtimin e Presidenti, KLD diskutoi një relacion të përgatitur nga Inspektorati. KLD shprehu gatishmëri për pikë kontakti për të dhënë ndihmesën e tij për të përgatitur aktet e duhura për të rregulluar modalitetet.
 
KLD në këtë moment tranazicioni, shpreh gatishmëri për të dhënë ndihmën për komisionet, që procesi i vlerësimit të gjyqtarëve të vijojë sa më shpejt dhe shqiptarët do të ndihen më të mirë dhe gjyqtarët më të lirë nga presioni.
 
Fushë e pashkelur si duhet përgatitur, KLD ka përgatitur si mund të veprohet me testimin e gjyqtarëve, koha e vlerësimit, mënyra dhe gjërat e tjera
” deklaroi ai.


 
Vrasja e Liliana Rukos, KLD inspektim për gjyqtarin e Fierit
Dy pika të rëndësishme të rendit të ditës ishin edhe rasti i vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi nga burri pak ditë më parë dhe urdhrat e mbrojtjes.
 
KLD me urdhër të presidentit Meta ka nisur një procedurë verifikimi për vendimin e marrë më 28 prill 2016 nga Gjykata e Kavajës ndaj Fadil Kasemit, por edhe vrasjes së Liljana Rukos në Fier vitin e kaluar.
 
Anëtarët e Këshillit pasi shqyrtuan informacionin e ardhur nga Inspektorati, vendosën që në mbledhjen më të afërt të analizojnë informacionin që i është kërkuar Gjykatave nën juridiksionin e KLD-së në lidhje me çështjet që lidhen me fenomenin shqetësues të dhunës në familje. 
 
Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, anëtarët e KLD-së shqyrtuan raportin e Ministrisë së Drejtësisë mbi kryerjen e hetimit administrativ për verifikimin e procedurave të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për Liljana Rukon.
 
Për rastin në fjalë, Këshilli vendosi të kryejë një inspektim tematik për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, E.S.
 
Ndërsa, Gerd Hoxha u shpreh sot se KLD vendosi që të ketë një inspektim në të gjitha gjykata e vendit për këtë tematikë dhe në mbledhjen e ardhshme do të vendoset.
 
Raporti për dhunën në familje, inspektim tematik për të gjitha gjykatat e vendit, në mbledhjen e radhës do të vendoset” deklaroi ai.
 
Pas vrasjes së Fildez Hafizit nga bashkëshorti, Meta deklaroi para pak ditësh se nuk do të japë amnisti për të dënuarit për dhunë në familje.
 
Më tej mbledhja vijoi me miratimin e programit të punës për përfundimin e vlerësimeve profesionale për periudhën 2010-2012. Gjithashtu, me konsensusin e anëtarëve të Këshillit u caktua Gerd Hoxha, si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike.
 
Në këtë seancë janë paraqitur dhe dorëheqjet nga anëtarët Albana Shtylla dhe Sokol Çomo pasi këta janë bërë anëtarë të komisionit të Apelimit.

Kjo ishte mbledhja e parë që Ilir Meta drejtoi KLD pas zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës.
 
Por ashtu si Nishani, edhe Meta ka vendosur që mbledhja e KLD te zhvillohet me dyer të mbyllura.



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin