Arta Marku i transferoi, KLP-ja rikthen te Krimet e Rënda dy prokurorët “rebelë” Hajdarmataj dhe Çela

TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me shumicë votash, 6 pro dhe 5 kundër, që të rikthejë në detyrë te Krimet e Rënda prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të cilët u transferuan në rrethe nga Kryeprokurorja Arta Marku pas ngërçit që u krijua me dosjen e Emiljano Shullazit, pasi refuzuan cështjen. Dy prokurorët fituan në Shkallën e Parë dhe iu drejtuan KLP-së për rikthim në detyrë, por kryeprokurorja Arta Marku e dërgoi çështjen në Apel.

Në mbledhjen e sotme, KLP-ja nuk ka pritur vendimin e Apelit, por ka vendosur që dy prokurorët të rikthehen në detyrën që kanë qenë më parë te Prokuroria për Krimet e Rënda me arsyetimin se ka mbaruar afati i transferimit. Cështja solli debate në mbledhjen e KLP-së, por në fund me shumicë votash u vendos rikthimi i tyre në detyrën e mëparshme. Gjithashtu edhe prokurori i komanduar në Shkodër, Olger Rumnica është rikthyer në Prokurorinë e Beratit, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Debati për transferimet që ka bërë Arta Marku
Anëtarja e KLP-së, Antoneta Sevdari: Kryeprokurorja Arta Marku ka Apeluar vendimin për rikthimin në detyrë të Besim Hajdarmatajt dhe Olsian Çelës. Duhet të ndërpriten transferimet e përkohshme të prokurorëve Hajdarmataj e Çela dhe të rikthehen në detyre ku kanë qenë tek krimet e rënda

Nurihan Seiti: Ne duhet të presim vendimin e Gjykatës së Apelit para se të vendosim për këta dy prokurorë. Në të kundërt do na kthehet në precedent të rrezikshëm. Këta dy prokurorë le të aplikojnë për SPAK-un për prokuror të Përgjithshëm për cfarë të duan. Nuk pengohen. Nuk ka një vendim të formës së prerë dhe nuk mund të ndërhyjmë ne.

Tartar Bazaj: Nuk mund të japim vendim pa mbaruar gjyqi. Në të kundërt do të hyjmë në ngërç  kushtetues. Ne nuk mund te marrim kompetenca gjykatash.

Bujar Sheshi: Ne nuk kemi marrë përsipër të zëvendësojmë gjykatën e Apelit. Ishin me afat 3 muaj, afati mbaroi. Tani cdo bejme?

Besnik Cani: Kemi e drejtues që kanë nga 2017 me caktim të përkohshëm. Ka caktime tw përkohshme dhe nga Llalla edhe nga Arta Marku.

Kostaq Beluri: KLP duhet të ndërhyjë në të gjitha rastet e prokurorëve të komanduar me përcaktim të përkohshëm

Besnik Cani: Për Hajdarmatajn e Çelën cështja është në dyert e gjyqësorit. Po krijojmë tre standarde për të njëjtën gjendje. Të tërhiqet rasti nga komisioni karrierës e të merret një vendim onblock si do zgjidhen rastet e tjera. Ka shumë prokurorë që si drejtohen KLP-së nuk kanë interes. Po me këta cdo bëjmë?

Genti Osmani: Është transferim pa pëlqim

Besnik Cani: Nuk është transferim është caktim i përkohshëm

Antoneta Sevdari: Në prokurorinë e Tiranës ka 12 të komanduar. Për secilin nga këto raste duhet të përcaktojmë rregulla për ti plotësuar.

Besnik Cani: Nuk ka një rast që në dosje caktimi të përkohshëm nuk ka një pëlqim prokurorësh. Për Hajdarmatajn dhe Çelën Këshilli karrierës thotë nuk kam pëlqim. Ndërsa për prokurori që duam të cojnë nga Shkodra në Berat nuk flitet fare për pëlqim. Ne nuk mund të ekzekutojmë një vendim gjykate që nuk ka formën e prerë.

Gent Osmani: Jam dakord me relacionin i Komisionit të Vlerësimit të Karrierës. Eshtë bërë një transferim pa pëlqimin e te dy prokurorëve

Antoneta Sevdari: Rastet te cilat janë pa pëlqim, do te kenë prioritet në shqyrtimin tonë.

Kostaq Beluri: Periudha tranzitore për 2 prokuroret ka mbaruar

Nurihan Seiti: Meqenëse Arta Marku ka bërë apelim të cështjes, është lajmëruar për faktin që neve na kanë ardhur këto kërkesa?

Genti Ibrahimi: Po është njoftuar

Alfred Balla: Ne të gjithë prokuroritë del se ka komandime emërime të përkohshme deri ne 2/3. Tani duhet te trajtojmë vetëm këta të dy apo do japim zgjidhje afat gjate? Jemi me cfare do vendosim. Skemi pse i ngarkojmë gjykatat me cështje nga prokuroret tanë. Ne mund ta korigjojmë. Ka edhe drejtues prokurorish që nuk ankohem nga caktimi e transferimi.

Kostaq Beluri: Unë jam për të shqyrtuar te gjitha rastet kur periudha e përkohshmërisë ka mbaruar

Nurihan Seiti: Duhet të bëjmë e një konsultë me ekspert te fushes administrative.

Arben Dollapi: Kemi bërë edhe ne diskutime ne komisionin e karrierës, që tashmë ka kompetencat dhe tagrin për të shqyrtua statusin e prokuroreve. Duhen vlerësuar të gjitha komandimet e bëra sepse duhet të prevalojë e drejta e këtyre prokuroreve te cilen nuk mund te presin unifikimin e te gjitha akteve ligjore.

Gent Ibrahimi: Kërkesa e këtyre prokuroreve ka te bëjë në zgjidhjen e statusin e tyre. Kjo periudhe tranzitore nuk duhet te mbivendosen kompetencat. Duhet te votojmë për kriteret qe do te përzgjedhim për te siguruar vlereshmeria e akteve ligjore qe do te procedojë KLP

Votimi; 6 pro dhe 5 kundër- Rikthehen te Krimet e Rënda dy prokurorët që u transferuan nga Arta Marku. Pro votuan Beci, Sevdari, Dollapaj, Osmani, Sheshi dhe Beluri.

Gent Ibrahimi apel prokurorëve: Aplikoni për SPAK-un, mundësi që vjen njëherë në jetë
Në rendin e ditës në mbledhjen e KLP-së ishte edhe ecuria e plotësimit të vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit. Deri tani për t’u bërë pjesë e SPAK-ut kanë aplikuar vetëm dy prokurorë, Klodian Braho dhe Besnik Muçi. Kryetari KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se në procedurën e aplikimit janë bërë disa lehtësi për prokurorët, ndërsa përsëriti thirrjen që të bëhen pjesë e këtij institucioni që do të luftojë korrupsionin dhe krimin.

“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbni këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë” tha Gent Ibrahimi.

Një tjetër pikë e rendit të ditës ishte edhe struktura dhe buxheti i Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pas diskutimeve u vendos që të komandohen gjashtë prokurorë në këtë institucion. Për nënkryetarin e institucionit Balla kjo shtesë është e nevojshme sepse kufizimi do të sillte pasoja në uljen e ritmit të shqyrtimit të prokurorëve. Kostaq Beluri u shpreh se “Problem mbetet vakumi që do të sjellë heqja e këtyre prokurorëve nga Prokuroria e Përgjithshme”. Por Gent Osmani, theksoi se “Afati 1 vjeçar është i mjaftueshëm për të parë nivelin e nevojës për shtim në strukturë për shkak të vettingut”.  

Përsa i përket procedurës për verifikimin e pasurisë dhe të figurës të kandidatëve për prokurorë të diplomuar nga Magjistratura Gent Ibrahimi theksoi se “kemi marrë informacione nga disa institucione për 6 kandidatët magjistratë që do të emërohen prokurorë. Vlerësimin e prokurorëve për efekt vettingu tashmë nuk do ta bëjë më prokuroria e përgjithshme por tashme do ta bëjë KLP”. Në fund Këshilli i Prokurorisë vendosi në unanimitet emërimin e prokurorit Isa Jata te Apeli i Krimeve të Rënda në vendin vakant. Ndërkohë që u shty shqyrtimi i projektvendimit për shkarkimin e prokurorit Tom Deda.

Rendi i ditës së KLP-së

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sander mafishja: 28/03/2019 11:53

    skandal te shikosh Sander Becin ne KLP!! nje petagog super i korruptuar! 200 euro per provim e ka taksen!! kjo eshte drejtesia!!

    Përgjigju
  • Ina: 21/01/2019 13:27

    EDhe ketu Prokuroret, anetar te KLP, qenkan bere koorporate si gjyqtaret ne KLD!!!!??? Hi Hi Hi HI!!!!!

    Përgjigju
  • erma: 21/01/2019 12:47

    e nisen me "kembe te mbare" edhe keta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë