PS kthehet në mbledhjen e ‘TIMS’, palët arrijnë dakordësinë! Miratohen kërkesat për informacion

TIRANË- Partia Socialiste la pas bojkotin dhe u kthye në mbledhjen e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Palët arritën dakordësinë, duke miratuar kështu kërkesat për informacion që do t’u dërgohen institucioneve.

PS bojkotoi mbledhjen e 15 prillit me argumentin se kryetari Ervin Salianji po shkel ligjin duke miratuar vendime të njëanshme. Por opozita dhe mazhoranca kanë arritur konsensusin dhe kërkesat për informacion të miratuara sot janë dakordësuar me 4 ekspertët. Ndryshe nga herët e tjera, mbledhja e sotme kaloi pa debate dhe akuza mes palëve. 

Nënkryetari Toni Gogu deklaroi se PS është e vendosur që të vijojë hetimin, por duke respektuar ligjin dhe larg retorikës politike.

"Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale. Kaq ishte e gjitha, Ervin. Nuk merr shumë kohë të zbatosh ligjin dhe koha vihet në dispozicion të hetimit dhe punës së ekspertëve për të përgatitur planin hetimor", deklaroi Gogu. 

Përgjigjen ia dha kryetari Ervin Salianji, i cili i tha se është e vështirë që puna e komisionit të bllokohet.

Nëse ka vullnet po, puna e çdo komisioni ecën në shinat e kushtetutshmërisë. Ua thash që do jemi prapë këtu, ky komision është i vështirë të bllokohet. Ja ku kaluan kërkesat informacion,. Shpresoj të mos kemi të njëjtat sherre lidhur me planin e hetimit dhe dëshmitaret. Çdo kërkesë e juaj do pranohet”, tha Salianji.

Deputeti socialist Nasip Naço ka kundërshtuar një pikë nga kërkesa për informacion drejtuar Altin Dumanit, duke thënë se po i bëhet presion Prokurorisë së Posaçme.

“Në lidhje me kërkesën drejtuar Altin Dumanit, votova kundër dhe nuk isha dakord me pikën dy të kësaj kërkese sepse  Prokuroria nuk do na japë asnjë emër për gjërat që ju kërkoni. Ka të bëjë me sekretin hetimor, dhe kërkoj që të mos vihet, ose të ishte më e moderuar, sepse e vini nën presion SPAK për të dhënë informacionet e hetimit”, tha Naço.

Mes ironisë deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti tha se mbledhje e radhës ta mbajnë kur të ketë opozita protestë.

"Mbledhjen e ardhshme them ta mbajmë kur të keni ju protestë, që të jemi më efiçentë", tha Gjylameti. 

E pranoj sugjerimin tuaj. Kushdo që ka mundësi që të bashkohen në protestën para bashkisë në orën 11. Do vini në mbledhjen tjetër, por unë e thashë. Se kam mbyllur, e keni vetë. Protestën e kemi ne, më të gëzuar janë këta të PS. Pse ta mbyllim?! Ça keni ju që ikni, unë këtë dua që t’iu përzë juve të PS. Protesta bëhet nga opozita, këta janë më të gëzuar", iu përgjigj Salianji. 

Kërkesat për informacion, të përgatitura nga eskpertët, do t’u dërgohen Besnik Dervishit, komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Taulant Ballës, ministër i Brendshëm, Muhamet Rrumbullakut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kreut të SPAK Altin Dumanit, AMP, SHISH, Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve të tjera informacionet nga të cilët i shërbejnë hetimit parlamentar.

Theksojmë se në kërkesat e informacionit drejtuar SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës janë hequr vetëm pyetjet s ai takon fashikujve hetimor, për të mos cenuar procesin e hetimit.

Kërkesa e Komisionit Hetimor për TIMS drejtuar, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Kërkesa e Komisionit Hetimor për TIMS drejtuar ministrit të Berndshëm

Kërkesa e Komisionit Hetimor për TIMS drejtuar dretorit të AMP 

Kërkesa e Komisionit Hetimor për TIMS drejtuar dretoreshës së SHISH

Kërkesa e Komisionit Hetimor për TIMS drejtuar Kryeministrit

Kërkesa e Komisionit Hetimor për TIMS drejtuar AKSIK

Kërkesa e Komisionit Hetimor për TIMS drejtuar Prokuroris Tiranë

Kërkesa e Komisionit Hetimor për TIMS drejtuar SPAK-ut 

 

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Balla replikë me Nokën: Si ka mundësi Flamur që sulmoni gjithnjë kryeprokurorët dhe ambasadorët amerikanë?

Balla replikë me Nokën: Si ka mundësi Flamur që sulmoni gjithnjë kryeprokurorët dhe ambasadorët amerikanë?