Sekretariati i Etikës ka vendosur sot përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli nga seancat plenare të Kuvendit për shkelje të etikës dhe bllokimin e foltores në parlament. Konkretisht Spaho, Bylykbashi, Koti dhe Hoti janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare, Metaliaj me 5 ditë dhe Bardeli me 3 ditë.

Duke qenë se mbledhja e sekretariatit u zhvillua në mungesë të mediave, deputeti demokrat, Edmond Spaho i cili ishte i vetmi i pranishëm, ka hapur kamerën e telefonit të tij duke zbardhur debatet në komisionin e drejtuar nga deputetja e PS, Klotilda Bushka.

Ai tha se kryeministri Edi Rama po shkelte kushtetutën dhe prandaj edhe deptuetët e opozitës bllokuan seancën e kaluar plenare. Mes të tjerash, Spaho ripërsëriti kërkesën e tij për ngritje të komisionit hetimor për çështjen McGonigal.

 “Çfarë po kërkojmë ne që ju çuditeni dhe nuk na jepni fjalën për një skandal kaq të madh. Në SHBA heton FBI, heton dhe Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne të hetohet këtu. Të hetojë SPAK-u që nuk ka këllqe ta bëjë dhe të hetojë kuvendi. Të paktën të kemi mundësi të shohim ky McGonigal kur ka hyrë, kur ka dalë, ka ushtruar presion në organe të caktuara?

Ndërkohë teksa komentoi sjelljen e tij gjatë seancës plenare të 16 shkurtit, Spaho tha se do të vepronte në të njëjtën mënyrë, me rënien e bilbilit, thyerjen e karrigeve edhe në seancat e tjera, duke theksuar se sipas tij të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike. 

“Sjellja ime është si rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri. Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike. Do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrojtur një cështje më të madhe që është e gjithë shqiptarëve. Jeni kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe e Drejtave. Doni të shkatërroni opozitën, doni të nxirrni kryetarin e opozitës “non grata”. Ju duhet të flisni seriozisht. Unë po të shpjegoj sjelljen time. Ju po merrni masë për mua, po më përjashtoni 20 ditë që nuk ka ndodhur kurrë. Unë kërkoj ngritjen e Komisionit Hetimor, janë paguar para për të eliminuar opozitën. Firmat i keni, s'doni t'i thërrisni ju ata deputetë. Po shkel Kushtetutën me të dyja këmbët duke u bërë kukull e Edi Ramës”-tha Spaho.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Saimir Korreshi në një dalje për mediat pas vendimit të sekretariatit të Etikës tha se në seancën e rradhës që do të mbahet në 23 shkurt, opozita do protestojë sërish në të njëjtën mënyrë duke bllokuar punimet në Kuvend pavarësisht se kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni.

Seanca plenare e 16 shkurtit, ku munguan 12 deputetë të opozitës për shkak të masës disiplinore të përjashtimit të vendosur ndaj tyre për shkak të shkeljes së etikës në seancat e kaluara plenare. Të enjten e kaluar, në mocionin e mbajtur për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares, 6 deputetët e PD-së për të cilët kërkohet përjashtimi, bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar zhvillimin e seancës plenare.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho në shenjë proteste për mospranimin e kërkesave të opozitgës mbi formimin e një komisioni hetimor për McGonigal, i ra bilbilit për rreth 6 orë me rradhë. Në seancën e rradhës të 23 shkurtit, 6 deputetët e opozitës të përjashtuar ditën e sotme si dhe Berisha dhe Noka të cilët janë përjashtuar më herët me 10 ditë, nuk do kenë mundësi të jenë të pranishëm. 

'

Kerkesa e PS për perjashtimin e deputeteve te PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:18
Përjashtimi i 6 deputetëve të PD, Korreshi: Vendim i marrë paraprakisht! Të enjten, protestë me bilbila në Kuvend! Rama po bën luftë shpatash në Japoni

Deputeti i PD, Saimir Korreshi tha se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës ishte marrë paraprakisht dhe mbledhja e sekretariatit të Etikës ditën e sotme, ishte thjesht formale.

“Vendimet janë marrë paraprakisht pavarësisht se formalisht mblidhet sekretariati. Vendimet janë marrë që në grupin parlamentar të PS që u mblodh ditën e djeshme.

E njëjta histori, kalojnë afatet, Kuvendi ka shumë punë se ka filluar fushata elektorale dhe më shumë merren me ‘Aktivistin’ sesa më punët. Ata pretendojnë se ka rregullore ndërkohë që janë të parët që kanë shkelur rregulloren. Kur ne kërkojmë interpelancë thonë se është bashkuar me mocionin për debat ndërkohë që duhet të bëhen veçmas”-tha Korreshi.

I pyetur nëse opozita do organizojë protestë dhe do bllokojë seancën e kësaj të enjte, Korreshi tha se do të kishte protestë por është e kotë sepse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni.

“Do protestojmë edhe në seancën e rradhës. Por i bie të protestosh kot sepse ai është duke bërë lufta me shpata në Japoni. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila ”-tha deputeti.

Ora 09:50
Bllokuan foltoren, i ranë bilbilit dhe vunë zhurmues në seancë, përjashtohen për 10 ditë 6 deputete të PD

1676969596_7284121676547843xkuvend980.jpg

Janë përjashtuar për 10 ditë, 6 deputetët e PD-së, për zhurmën dhe kaosin e shkaktuar në parlament 

1.      Edmond Spaho

2.      Elda Hoti

3.      Sorina Koti

4.      Oerd Bylykbashi

5.      Lindita Metaliaj

6.      Greta Bardeli

Ora 09:27
I fryu 6 orë bilbilit, Spaho në Komisionin e Etikës: Revoltohem se po bëhet grusht shteti! Do bëj zhurmë e thyej karrige se doni të shkatërroni opozitën

 

Teksa po shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, mes tyre edhe Edmond Spaho, deputeti demokrat ka hyrë live në Facebook duke treguar se si po mbrohej në Komisionin e Etikës. Sipas Spahos, është revoltuar sepse po bëhet grusht shteti ndaj do të bëjë zhurmë e do të hyjë në Kuvend sa herë të dojë dhe do guxojë të thyejë dhe karrige për shkak se kanë refuzuar ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

Spaho: Në Kuvend hyj sa herë të dua unë. Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet dhe s’ka ndodhur që të refuzohet ngritja e një komisioni. Dhe kur është refuzuar nga ana juaj ka ndërhyrë Gjykata Kushtetuese. Unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që po ma merr kryeministri për dhunë? Të pezullosh të drejtat kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti. Ky është grusht shteti. Unë po të shpjegoj pse po revoltohem unë.

Bushka: Nuk është ky vendi.

Spaho: Sjellja ime është si rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri. Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike. Do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrojtur një cështje më të madhe që është e gjithë shqiptarëve. Jeni kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe e Drejtave. Doni të shkatërroni opozitën. Ju duhet të flisni seriozisht. Unë po të shpjegoj sjelljen time. Ju po merrni masë për mua, po më përjashtoni 20 ditë që nuk ka ndodhur kurrë. Unë kërkoj ngritjen e Komisionit Hetimor, janë paguar para për të eliminuar opozitën. Firmat i keni, s'doni t'i thërrisni ju ata deputetë. Po shkel Kushtetutën me të dyja këmbët duke u bërë kukull e Edi Ramës.

Ora 09:17
Kërkesa e PS për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës, PD e Berishës: Akt i paprecedentë! Kërkojnë mbledhje Sekretariati jashtë afati

Pas kaosit të krijuar seancën e kaluar në Kuvend, duke bllokuar foltoren, fryrë bilbilit dhe duke krijuar zhurmë në parlament, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 6 deputetëve, gjë që nuk është mirëpritur nga Partia Demokratike. Demokratët thonë se është duke u shkelur rregullorja pasi mbledhja duhet të ishte bërë brenda 48 orëve dhe mbledhja e sekretariatit sipas tyre është bërë 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

PD e cilëson si të pavlefshëm këtë vendim pasi sipas tyre, kërkesën e PS-së e ka firmosur Baftjar Zeqaj, i cili më herët u kap duke votuar për kolegen socialiste.

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e  pritet të përjashtojë deputetët e PD.

1.      Edmond Spaho

2.      Elda Hoti

3.      Sorina Koti

4.      Oerd Bylykbashi

5.      Lindita Metaliaj

6.      Greta Bardeli