Deputeti i PD, Saimir Korreshi tha se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës ishte marrë paraprakisht dhe mbledhja e sekretariatit të Etikës ditën e sotme, ishte thjesht formale.
“Vendimet janë marrë paraprakisht pavarësisht se formalisht mblidhet sekretariati. Vendimet janë marrë që në grupin parlamentar të PS që u mblodh ditën e djeshme.
E njëjta histori, kalojnë afatet, Kuvendi ka shumë punë se ka filluar fushata elektorale dhe më shumë merren me ‘Aktivistin’ sesa më punët. Ata pretendojnë se ka rregullore ndërkohë që janë të parët që kanë shkelur rregulloren. Kur ne kërkojmë interpelancë thonë se është bashkuar me mocionin për debat ndërkohë që duhet të bëhen veçmas”-tha Korreshi.
I pyetur nëse opozita do organizojë protestë dhe do bllokojë seancën e kësaj të enjte, Korreshi tha se do të kishte protestë por është e kotë sepse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni.
“Do protestojmë edhe në seancën e rradhës. Por i bie të protestosh kot sepse ai është duke bërë lufta me shpata në Japoni. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila ”-tha deputeti.
Lajmi kryesor:
Bllokuan seancën, përjashtohen 6 deputetë të tjerë të 'Rithemelimit'! 10 ditë për Spahon, deputeti: Do hyj në Kuvend sa herë të dua, do thyej karrige
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
25.3%
-
Jo
67.1%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1453
Lajme të tjera
-
Mazhoranca gati të ngrejë komision i posaçëm për influencën ruse në politikë, Balla: Jo vetëm Rusia, por edhe Kina!
3 Qershor, 14:53
-
Kronikë per ata që bien dhe ata që ngjiten - Ç'ndodhi sot në Kuvend
1 Qershor, 18:25
-
764 punonjës paguhen për spiunimin e korrupsionit, vetëm 6 sinjalizime për vitin 2022 në shtet, në sektorin privat prej vitesh zero raportime
1 Qershor, 17:56
-
Vendoret 2023, KAS vendos të hapë një kuti votimi të Mallakastrës! Një anëtar këshilli i ikën BF-së dhe e merr PDIU
30 Maj, 15:27
-
Presidenti Bajram Begaj dekreton tre ligjet për rritjen e pagës së deputetëve, ministrave dhe administratës
29 Maj, 10:13
-
Dyfishohen pagat e deputetëve dhe ministrave, Korreshi ironi në Report Tv: Do blej kostum të ri! Ndreca: Dinjitet për parlamentarët, kishin rrogë qesharake
26 Maj, 15:24
-
Babëzia e deputetëve tanë!
26 Maj, 09:28
-
Koncert në fund të stinës dhe kronikë rrogash
25 Maj, 20:56
-
Mero Baze: Mbi rritjen e pagave dhe rritjen e populizmit
25 Maj, 18:48
-
MOS E BËNI! Letër e hapur për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë
25 Maj, 08:37
-
Në Kuvend miratohet rritja e pagave për administratën, deputetët dhe qeveritarët! Rama: Ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit! PD: Jemi vonë
25 Maj, 07:29
-
Debat në Komisionin e Ekonomisë, Shalsi-Spahos: Mos i ktheni fare përgjigje! Jo vetëm injorim, ti do të degjenerohesh
22 Maj, 11:51