Zgjedhorja, Gjiknuri: PD të bashkohet! Hajdari: Një mandat deputeti kushton 1 mln €, të ndryshohet sistemi

Komisioni i riformatuar për reformën zgjedhore u mblodh sot për herë të parë. Në praninë e përfaqësuesve të gjithë ambasadorëve në Shqipëri, përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones, ky Komision nisi nga sot nga puna, në fokus të së cilit janë tre pika kryesore: Adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR; rishikimin e ligjit të partive politike dhe gjetjen e mekanizmave të duhura për të krijuar besimin e qytetarëve tek Institucionet dhe Administrata.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka pasur një ftesë të hapur për opozitën jo parlamentare, për të dërguar vëzhguesin e tyre në këtë Komision. AI ka theksuar se opozita e ka derën e hapur për t'iu bashkuar kolegëve të tyre në çdo kohë që e mendon të arsyeshme. "Do të vazhdojmë pavarësisht mungesës së vullnetet, kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit", tha Gjiknuri.

Ndërkohë, kryefjalë e deklaratës së bashkëkryetares tjetër të këtij komisioni, Rudina Hajdari, ka qenë konsensusi politik. Sipas saj, vendi ka nevojë urgjente për një sistem të ri politik, me politikanë që vijnë në parlament nëpërmjet votës së qytetarëve dhe jo nga blerja e mandatit.

"Ndryshimi i sistemit politik, është i dominuar nga antikushtetutshmëria. Klasa politike nuk është e përfaqësuar vërtetësish nga njerëzit, shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. kjo reformë kërkon një vullnet të gjerë politik. Kemi para në dekada që komisionet nuk kanë krijuar reforma të mirë. Duke marrë parasysh sfidën e madhe, mendoj që fakti që jemi ulur këtu sot tregon që ka një konsensus të gjerë për të bërë ndryshim të sistemit aktual. Zgjedhjet e 2013,2015,2017 kanë qenë problematike dhe janë zgjidhje që janë përdorur nga partitë e mëdha si industri e riciklimit të pushtetit të tyre dhe kjo është munduar edhe nga sistemi politik. Kemi arritur në një pikë kur një mandat kushton 1 mln euro. Sot nuk mund të futesh në parlament pa pasur fonde, kemi një treg të zi të shitblerjes së votës. Ne jemi të vetëdijshëm që duket të arrijmë një konsensus politik që të gjithë shqiptarët të përfaqësohen në parlament dhe që pjesë e tij të jenë njerëz më të mirë", tha Hajdari.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Gjoni 'përplaset' me Gjiknurin: Po sillesh si kryetar, jo si bashkëkryetar

Deputeti i pavarur, Ralf Gjoni ka shprehur pakënaqësi ndaj sjelljes së Damian Gjiknurit, sipas së cilit po vepron sikur është kryetar i vetëm i Komisionit Zgjedhor. Ai ka dalë kundër draftit që u është dorëzuar të gjithë anëtarëve të Komisionit, duke thënë se jo vetëm që nuk reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por janë vendosur disa afate për të cilat nuk janë vënë në dijeni anëtarët.

"Po silleni si kryetar jo si bashkëkryetar. Kemi ardhur për diccka reale. Kush i ka vendosur këto afate?. Në dijeninë time, drafti nuk i adreson të gjithë rekomandimet, madje është shumë larg. Nuk është e mundur që ne t'i realizojmë, brenda 30 qershorit. Rekomandimet e OSBE-ODIHR kanë afat deri në 30 qershor? Kush i ka vendosur? Mbi ç'baza. Mendoni se jemi thjesht noter që do votojmë, por e keni shumë gabim", tha Gjoni.

Ora 18:10
Fino keqkupton deklaratën e Hajdarit: Jo moj zonjë, s'ke për t'i marrë kurrë 1 mln euro si deputete

Deputeti i PS, Bashkim Fino i ka kthyer përgjigje bashkëkryetares së Komisionit, Rudina Hajdari, e cila tha se në ditët e sotme një mandat kushton 1 milion euro. Duket se ajo deklaratë ka lënë vend për keqkuptime. Hajdari  tha se mandati i një deputeti blihet 1 mln euro në ditët e sotme, e ndërsa deputeti i PS duket se e ka kuptuar se bëhet fjalë për rrogën e një viti.

"Mundohuni të jeni pak e qartë. Të lutem, mund të merrni një vërtetim nga Kuvendi, që ne deputetët nuk e kalojmë shifrën e 20 milion lekë të vjetra në vit,  pra rreth 80 milion lekë të vjetra në vit në 4 vjet. Deputeti shqiptar është më i diskriminuar i rajonit. Në gojën tuaj 1 deputet- 1 milion euro, nuk është e vërtetë. Në një vit ai merr 20 milion të vjetra. Jo moj zonjë, s'ke për t'i marrë 1 mln euro ", tha Fino.

Duke u ndalur tek puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fino tha se nuk duhet hedhur poshtë puna e vitit të kaluar, e ndërsa theksoi se duhet që të arrihet në një Kod të Ri Zgjedhor që ka pëlqimin jo vetëm të PS apo opozitës së re, por edhe të opozitës jashtëparlamentare.

"Nuk duhet hedhur poshtë puna e vitit të kaluar. Nuk duhet të hidhet poshtë ky draft. Ky draft të rishikohet. Mos të harrojmë partitë që janë jashtë. Jeni grup i ri i PD, por jam i bindur që ka dy mendime, opozita e re dhe PD jashtë. Duhet të arrijmë një Kod me dakordësi nga palët. Në 28 nëntor ne të kemi të përfunduar. Çështja e sistemit ka shumë për t'u diskutuar", tha Fino.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prek Cali: 07/05/2019 18:55

    Po ti sa ke paguar??? Apo e ke dhurate nga USA mandatin

    Përgjigju
  • Bnm: 07/05/2019 18:43

    Ik ti moj e bije kurves dhe e kriminelit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Dy vëllezërit kapen dhe shoqërohen, plagosën me thikë një 32 vjeçar në lagjen nr.4 (EMRAT)

Durrës/ Dy vëllezërit kapen dhe shoqërohen, plagosën me thikë një 32 vjeçar në lagjen nr.4 (EMRAT)