Zgjedhorja/ Gjiknuri: Pas çdo procesi zgjedhor do hapen disa kuti 'rastësisht' për transparencë! Hajdari: Në janar shqyrtojmë ndryshimin e sistemit (VIDEO)

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Giknuri ka deklaruar se në çdo proces Zgjedhor do të hapen kutitë të përcaktuara nga një mënyrë rastësore me qëllim transparencën post Zgjedhore.

Një pikë e cila është artikuluar për herë të parë nga Gjiknuri, e dalë pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Për Gjiknurin, kjo metodologji do të shërbejë për transparencën e zgjedhjeve, por edhe do të bënte administratën zgjedhore më të përgjegjshme në numërimin e votave.

Gjithashtu, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme është paraqitur për herë të parë një propozim zyrtar nga ana e opozitës parlamentare që kërkojnë ndryshimin e sistemit në sistem proporcional me lista të hapura. Dokumenti mban firmën e dy nismëtarëve, Muslim Murrizit dhe Halit Valeteri.

Për këtë çështje, dy bashkëkryetarët, Gjiknuri dhe Hajdari bën me dije se do të shqyrtohet në muajin janar, e ndërsa bën me dije nuk do të votohet asnjë draft pa marrë opinionin paraprak informal të ODIHR.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
Marrëveshje e fshehtë PD-PS/ Ironia e Gjiknurit me gazetarët: Patë gjë njeri të hyjë prapa dere?

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të deputetes, Rudina Hajdari se ka një marrëveshje të fshehtë PD-PS. Ai iu përgjigj këtyre akuzave me një batutë.

"Nuk patë njeri të hynte prapa dere, ju keni qenë dëshmitar. se si po zhvillohet procesi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Komunikimet dhe gjithçka janë publike dhe unë e kam bërë natyrë të punës që raportoj pas çdo mbledhjeje", u përgjigj Gjiknuri.

Ora 12:04
'Zgjedhorja'/ Hajdari: Ndryshim sistemi jo për Rudinën, por për të gjitha partitë që do futen në garë (VIDEO)

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, bashkëkryetarja Rudina Hajdari tha se duhet një ndryshim sistemi, jo për individë të caktuar apo për partitë kryesore, por për të gjithë ata që duan të futen në zgjedhje.

"Dy kërkesa e ndryshimit të sistemi, do të shqyrtohet në janar. U prezantua drafti për infrastrukturën e administratës zgjedhore dhe mekanizma të reja që do të kërkojnë partitë politike për transparencën para, gjatë dhe pas. Do gjendet mekanizmi që kush vjedh votën do të shkojë në burg. Kjo kërkesë ka ardhur nga BE. Në një takim tjetër do të kemi edhe shoqërinë civile. Të kemi drafte të gjithë pranuara para se t'ia çojmë ODIHR", u shpreh bashkëkryearja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. 

Duke u ndalur tek dyshimet se ka një marrëveshje të fshehtë mes PD-PS, Hajdari sqaroi se i referohet të kaluarës.

"I referohem historisë parlamentare të 30 viteve të fundit, ne duam që të kemi një proces zgjedhore në mënyrë transparente, të mos bëhet për dy partitë kryesore por për çdo parti që hyn në garë. Ne duhet t'i krijojmë kushtet për të gjithë dhe jo për Rudinën", tha Hajdari.

Ora 11:59
'Zgjedhorja'/ Gjiknuri: Në janar shqyrtojmë ndryshimin e sistemit, si do realizohet transparenca post zgjedhore (VIDEO)

5 kanë qenë pikat kryesore për të cilat është ndalur të flasë bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Në deklaratën e tij për mediat, Gjiknuri tha se sa i përket transparencës post zgjedhore, një nga pikat më të diskutueshme ndër vite nga të gjitha partitë, është një metodologji e re. Ai ka sqaruar se pas çdo procesi zgjedhor do të hapen në mënyrë rastësore disa kuti për të parë riparë rezultatin. Për Gjiknurin, kjo do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek  administrata.

Ai është ndalur të komentojë edhe ndryshimin e sistemit Zgjedhor, teksa ka theksuar se drafti final nuk do të kalojë në Komision për t'u votuar pa marrë opinionin paraprak të ODIHR.

Fjala e plotë e Gjiknurit
Transparenca postzgjedhore- Sot u trajtua pjesa e tretë dhe e fundit që ka të bëjë me administrimin, kishte të bënte me procesin e ankimimit, përfshirë edhe çështjen  e transparencës post zgjedhore, një element kaq i diskutuar politik vite më parë, që kur kur PS ishte në opozitë. Ideja e krijimit të një metodolgjie e një kampioni të përzgjedhur rastësor ku kuti të caktuara do të hapen për t'u riparë pas daljes së rezultatit dhe kjo do të sjellë një transparencë zgjedhore, por që administrata të jetë më e kujdeshme në administrimin zgjedhor, pasi do ta dinë gjithmonë që këto kuti do të hapen, pas procesit të ankimit.

Ndryshimi i sistemit- Nga ana tjetër, u soll një propozim për sistemin zgjedhor që do të trajtohet në janar, ku do zhvillojmë një seancë të veçantë në lidhje me sistemin. Po përpilohet drafti teknik që mund ta çojmë tek ODIHR për një opinion paraprak informal para se të kalojmë në votim në Komision. 

Ndryshime në KQZ?- KQZ është ajo që kemi diskutuar, nuk do të ketë ndryshime se nuk ka kundërshtim. Por vetëm mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët me dispozitë trazitore e KQZ-së.

Procesi i ankesave- Nisur nga ndryshimit thelbësor të sistemit në Drejtësi nga Reforma, Kolegji Zgjedhor do të përfshirë një punë të përzgjedhjes më të madhe të gjyqtarëve, kur të mbarojmë Vettingu do ta zgjerojmë me gjykatat e shkallës së parë të administratives dhe apelit të Administratives, pasi nga Vettingu mund të ikin shumë gjyqtar dhe ne do të kishim mundësi të pakta për t'u përzgjedhur. Nga 2022 ne të mbajmë sistemin aktual, por me ndryshimet e bëra. Pas Vettingut, nga 2022 Për Gjykata e Apelit Administrativ për çështjet Zgjedhore. Ka dhe një propozim për të përfshirë edhe një shkallë të dytë, që mund të përfshihet edhe Gjykata e Lartë.

Teknologjia dhe pjesëmarrja e PD- Ne presim të marrim opinion paraprak nga ODIHR dhe presim propozime nga opozita, që të sjellin çdo propozim që mendojnë të arsyeshme që kanë shqetësim. Puna nuk ka përfunduar. Teknologjia është një mënyrë për të adresuar disa shqetësime të opozitës. Nuk jemi kundër teknologjikë, por do kohën e saj. Nuk mund të presim që deri sa të jetë teknologjia të mos ketë zgjedhje. Nuk mendojmë se sistemi aktual nuk është i keq, por nëse ka shumicë jemi gati ta diskutojmë, por ia kemi lënë këtë të drejtë që të vendosni ato.

Ora 11:50
Opozita kërkesë Kuvendit: Sistem proporcional me lista të hapura (VIDEO)

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri ka siguruar dokumentin ku dy deputetët e opozitës së re Myslim Murrizi dhe Halit Valteri i kërkojnë zyrtarisht Kuvendit ndryshime në Kodin Zgjedhor, që përfshin edhe ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura. 

"Kjo nismë ka për qëllim të përmirësojë zbatimin e rekomandimeve në fushat e përcaktuara në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për objektin e veprimtarisë së Komisionit te Posaçëm të Komisionit te Reformës Zgjedhore bazuar në disa problematika të vërejtura nga praktika zgjedhore lidhur me disa përkufizime dhe  koncepte mbi: votimin me lista të hapura, modelin proporcional kombëtar të sistemit zgjedhor, llogaritjen dhe ndarjen e mandateve, pragun elektoral", shkruhet në dokumentin e firmosur nga Muslim Murrizi dhe Halit Valteri. 

Në këtë mbledhje do të  shqyrtohet edhe drafti i tretë i përgatitur nga ekspertët e Reformës Zgjedhore, por opozita parlamentare nuk është dakord, ku Murrizi theksoi se nuk është në dijeni se si është hartuar teksa ngriti dyshime që është përgatitur vetëm nga ekspertët e mazhorancës. Në një prononcim për mediat, deputeti i opozitës tha se të gjithë kërkojnë një sistem zgjedhor me lista të hapura, përveç Ramës dhe Bashës. 

"Do të propozojnë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, i kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës, kërkojnë që demokracia të shkoj tek qytetari. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit të tyre", tha Murrizi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja