Reforma Zgjedhore/ PD kërkon identifikim biometrik, s’ka zgjedhje para kohe! Hajdari: 'Vetting' kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë

TIRANE- Partia Demokratike ka dërguar ditën e sotme propozimet për Reformën Zgjedhore, për identifikimin elektronik të zgjegjësve dhe numërimit elektronik. Pas përfundimit të mbledhjes së ditës së sotme bashkëkryetari i këtij komisioni Damian Gjiknuri tha se kjo do të diskutohet me ekspertët për hartimin e reformës por nuk e përjashtoi implementimin e saj, qoftë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Gjiknuri theksoi se PS nuk kundër numërimit elektronik të zgjedhësve për shkak se nuk ka asgjë për të fshehur. 

Në propozimet e PD theksohet se indentifikimi biometrik i zgjedhësve bëhet me qëllim verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme. Por kërkesa e demokratëve për futjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve është një procedurë që kërkon mjaft kohë, duke kapërcyer kështu afatet për zgjedhje parakohshme që kërkon opozita.

Bashkëkryetarja e Komsionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Më herët Hajdari kërkoi ndryshim të kodit zgjedhor. Në propozimet e saj dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi theksohet verifikimi i figurave publike duke synuar sipas saj transparencë, besueshmëri në zgjedhjet e përgjithshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
PD kërkon identifikimin elektronik të zgjedhësve: Verifikon dhe parandalon votimin e shumëfishtë në një qendër

Anëtari i PD në tryezën e Komisionit për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka propozuat futja e planifikimit biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votavenë sistemin zgjedhor.

"Opozita e Bashkuar ka bërë sot propozimin për një nga çështjet kryesore të axhendës së opozitës në reformën zgjedhore, tashmë që nga viti 2016, futjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik të votave. 

Është një propozim i detajuar, fare i qartë, i thjeshtë për t’u zbatuar, absolutisht i realizueshëm, i cili do të bëjë të mundur që të heqë duart e të gjithë atyre horrave zgjedhorë që kemi çuar në të shkuarën, të cilët manipulojnë votat e shqiptarëve duke mbushur kutitë e votimit, duke votuar në emër të emigrantëve dhe duke votuar më shumë sesa një herë. 

Nëse nuk trajtohet në këtë formë, probleme të tilla që janë në dukje banale, por në fakt janë kanceri i procesit të votimit dhe më pas edhe i numërimit, shqiptarët do të vazhdojnë të vuajnë nga zgjedhjet të cilat janë të papranueshme dhe të pabesueshme. 

Pra, propozimi ynë sotëm është një adresim i drejtpërdrejtë i një numri të rëndësishëm të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR-it, por mbi të gjitha, shqetësimesh që kanë shqiptarët për zgjedhjet në Shqipëri. 

Kemi kohë që e propozojmë. Rezistenca ka qenë e gjatë në kohë. Shpresojmë që të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet që vijnë të kenë mundësinë të identifikohen në mënyrë të besueshme dhe askush të mos fusë duart në kutitë e votimit dhe t’i mbushë ato me vota emigrantësh, që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri apo me vota të fallsifikuara. 

Ky do të ishte një hap i madh, i cili na çon më pas edhe drejt hapash të tjerë në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore që, përndryshe, askush nuk i beson propozimet e qeverisë, që nuk çojnë gjë tjetër veçse në kapjen e administrimit nga qeveria. 

Kush bllokon këto hapa të rëndësishëm të reformës zgjedhore, jo vetëm për votimin, por edhe për propozime të tjera që kemi bërë ne, praktikisht nuk do që problemet e rënda që u konstatuan në vitin 2015, 2017, 2019 të ikin nga zgjedhjet dhe do që zgjedhjet të jenë të manipuluara dhe deri më sot kjo është provuar në sytë e shqiptarëve, vetëm Edi Rama. 

Pyetje: Z.Bylykbashi, z.Gjiknuri tha pak më herët që kërkonin pak kohë për të vërtetuar përmes ekspertëve nëse mund të shtrihet teknologjia në të gjithë Shqipërinë. Për ju kjo do të shihet si pengesë nga ana e maxhorancës?

Oerd Bylykbashi: T’i lëmë kohën e mjaftueshme, që është minimale, për të parë propozimet tona që janë të thjeshta dhe të qarta, të cilat janë të diskutuara edhe në stad të avancuar që nga viti 2018, nuk nis sot ky debat, por aq më shumë, të dakordësuara që në vitin 2012 kur maxhoranca e Partisë Demokratike, qeveria e kryeministrit Berisha, pranoi propozimet e opozitës së asaj kohe, që të trajtojë aspektet e teknologjisë së votimit për të hequr manipulimin zgjedhor. Uroj që nuk do të jemi përballë justifikimesh. Propozimi ynë është i thjeshtë dhe pjesë të tij së paku janë të realizueshme në të gjithë Shqipërinë përsa i përket identifikimit të qartë të gjithë shqiptarëve. 

Pyetje: Po për çështjen e sistemit zgjedhor, do të sillni propozime javën tjetër?

Oerd Bylykbashi: Çështjet e axhendës për javën tjetër do të përcaktohen, do t’i merrni në njoftimet që bën Këshilli Politik.", tha Bylykbashi.

Në propozimet e PD theksohet se indentifikimi biometrik i zgjedhësve bëhet me qëllim verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme.

(Kliko këtu për të lexuar propozimin e PD)

Ora 12:36
Rudina Hajdari: Të verifikohet nëse kandidatët për deputetë dhe për kryetarë bashkie kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

Bashkëkryetarja e Komsionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

"Ka ardhur koha që ne ta hedhim këtë hap. Mendoj se ky është hap shumë i mirë dhe u gjet një dakordësi për këtë propozim. Kjo do të pastrojë njëherë e mirë politikën nga ata persona që kanë pasur gisht në internimin dhe vrasjen e shumë shqiptarëve  gjatë regjimit komunist. Kemi rënë dakord për përdomin e teknologjisë gjatë procesit zgjedhor. Palët janë duke punuar bashkë dhe ekspertët do vihen në punë për aplikimin e teknologjisë. Në mbledhjen e ardhshme do flasim për ndryshimin e sistemit", u shpreh Hajdari

Hajdari ka propozuar ndryshim të kodit zgjedhor. Në propozimet e saj dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi theksohet verifikimi i figurave publike duke synuar sipas saj transparencë, besueshmëri në zgjedhjet e përgjithshme.

(Kliko këtu për të lexuar propozimin e Rudina Hajdari)

Ora 12:28
Gjiknuri: Teknologjia do të përfshihet në zgjedhje, ndihmon në depolitizimin e komisionerëve

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore se nuk përjashtohet numërimi elektronik për shkak se ajo do të ndikojë edhe depolitizimin e komisionerëve.

"Kemi qenë dakord që të përfshihet teknologjia në zgjedhje. Ne do të konsultohemi dhe me ekspertë dhe do të shohim si do ta përfshijmë këtë teknologji. Kjo është qasja që ka mazhoranca dhe qeveria. Nëse kjo është e realizueshme do bëjmë konsultimet e nevojshme por në parim, ka qenë që parimet t'i vendosim në ligj. Një nga qëllimet që ne kemi pasur është edhe depolitizim i Komisioneve Zgjedhore dhe teknologjia ndihmon në këtë proces. Ditën e martë PD do sjellë propozimet e saj për çështjet e financimit të fushatave. Nëse PD do i sjellë të gjitha propozimet besoj se në 2 javët e mbetura do kemi rezultate. Prokuroria ka sjellë disa përgjigje. Ne kemi rënë dakord që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Kemi rëndë dakord që roli i policisë të jetë sinjalizuese. Ky është një proces që po trajtohet nga ekspertët. Ne jemi të gatshëm të ketë edhe një mbikëqyrje më të thellë të proceseve zgjedhore. Mazhoranca nuk ka asgjë kundër", tha Gjiknuri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nosku: 28/02/2020 19:13

    Zona Rudina cfar do te verifikosh per te kaluaren. Kur 90% e popullsise kane qen spiuna se ashtu ishte sistemi. Spiun kan qen gjysherit e tu e te mi spiuna kan qen gjith shqiptaret spiun kan qen dhe babai juaj e pastaj ma e bate hero duke luftuar me banda .edhe ju punoni per cia. Jam nje qe di shum qe nuk i shruaj dot ktu.

    Përgjigju
  • azemi: 28/02/2020 12:49

    te verifikohen dhe nese eterit e tyre kane qene agjente agjentuarave te huaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan