Rama: Për kryetarët e bashkive do vendosim të shtunën, PD dhe LSI po shkojnë në një rrugë pa krye

Kryeministri Edi Rama ka thënë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe PS do të kërkojë votën e shqiptarëve në 61 bashkitë e vendit  dhe megjithëse e konsideron të pazakontë situatën aktuale politike, thekson se ajo mund të krijojë një situatë të re politike në vend.“

“Është një moment i pazakontë por ka gjithë potencialin e vet për të krijuar një situatë të re politike”, theksoi ai.

Ai deklaroi se për listën e kandidatëve për kryetarë bashkie do të vendoset ditën e shtunë. Rama tha se koalicioni qeverisës është në kushtet kur ka vetëm një përgjegjësi; të fitojë zgjedhjet.

Rama deklaroi se është i keqardhur që opozita e PD dhe simotrës së vogël të saj LSI ka vendosur të shkojë në rrugën pa krye por asgjë nuk e detyron të tërheqë me zor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.

“Kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që të depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e venit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive.

Ne jemi regjistruar në një kolicion. Në garë, në demokraci hyhet për të fituar dhe për të dhënë maksimumin. PS nuk bën regjistrime subjektesh të tjera në zgjedhje. Këtë çështje e trajton baza e ligjit zgjedhor. Jemi në 2019. 2017 është në histori dhe ne atëherë kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Sot jemi në kushtet kur kemi vetëm një përgjgjësi, vetëm për të fituar zgjedhjet.

Unë jam i keqardhur që opozita e PD dhe simotrës së saj të vogël LSI ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye. Në fund të ditës besoj se më e rëndësishme është pjesëmarrja e gjithë secilit. Kur nuk ndjen detyrim ndaj atij që përfaqëson gjthçka ka marrë fund. Asgjë nuk na detyron të tërheqim me zor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.

Unë mendoj që ne kemi detyrimin të informojmë të tjerët mund të përfundojnë aty ku s'kanë pse përfundojnë për llogari të një grushti drejtues i bie kokës”, tha Rama.

PS do të zhvillojë ditën e nesërme mbledhje me 12 të deleguarit e qarqeve ndërsa të shtunën do të zhvillohet mbledhja e përgjithshme për të zyrtarizuar kandidaturat për 61 bashkitë e vendit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grup emigrantesh USA: 09/05/2019 01:17

    TE VOTOSH SOT PER ED RAMEN DHE BANDEN E TIJ ESHTE NJELLOJ SI TE QENDROSH NE VEND NUMURO ME VARFERI ME 100 euro ne muaj NE VARFERI ME PENCIONE 100euro/ ne muaj NE VARFERI ME MBROJTJE SOCIALE 50euro ne muaj VIJME NE SHQIPERI NE CDO QOSHE TE TIRANES SHIKON FUKARENJ QE KERKOJNE LEMOSHE POPULL JEPJANI VOTEN KUJT TE DONI VETEM ED RAMES JOOO SE PO MARRIM NE QAFE BREZIN E RI QE RRITET PA PERSPEKTIVE ED RAMA DHE BANDA E TIJ HIQET SIKUR BEN REFORMA PO NE TE VERTETE MBUSH XHEPAT E TIJE DHE BANDES SE KRIMINELEVE QE E MBESHTETIN STOP VOTE PER BANDEN E RAMES RILINDJA KA SHUME SOCIALISTE TE NDERSHEM QE JANE DISTANCUAR NGA BANDA E RILINDJES SE RAMES

    Përgjigju
    • Vicidoli: 09/05/2019 17:57

      Votoni Birishen.Ai ju ban nanen e ju i thoni babe.

    • LEZHA: 09/05/2019 15:18

      Svveden J e i lire votoje Ramen se vtem arsyen personale duhet te kesh qe mbeshtet kauzen e tij . Keqardhje qe nuk te shikojn syt varferin , krimin edrogen ekorrupsjonin ne ke te vend qe na ka bekuar zoti po njrezit qe ti don per zemee e katandisen per faqe te zez. keqardhje.

    • Sweden: 09/05/2019 05:33

      Pikerisht pse Edi Rama po ben reforma te rendesishme per ta kthyer Shqiperine ne nje vend normal per te jetuar ne emigrante ne Europe do shkojme per te votuar Edi Ramen.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë