Financimet ruse në PD, Rama: Më parë e mohonit, Berisha që ka nisur luftë me Amerikën thoshte 'Mos ma prekni Lulin'! Ish-kryeministri: Basha të tregojë origjinën e parave

Financimet ruse në PD, Rama: Më parë e mohonit, Berisha që ka nisur luftë me Amerikën thoshte 'Mos ma prekni Lulin'! Ish-kryeministri: Basha të tregojë origjinën e parave

Edi Rama

Në seancën e sotme plenare ka pasur me debate mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama për çështjen e financimeve ruse në PD. Rama i tha se vite më parë e mohonin, ndërsa ai (Berisha) që ka nisur luftë me Amerikën pasi është shpallur 'non grata' thoshte 'Mos ma prekni Lulin'. Sipas Ramës, paratë e financimeve ruse kanë hyrë me dijeni të plotë nga një grusht njerëzish.

“Kush e thoshte, unë e thosha “Mos ma prekni Lulin”, apo e thoshte ai që sot ka rrëmbyer nga e para flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën e me gjithë ca sjell kjo për vendin dhe për njerëzit?” – tha Rama.

Disa orë më vonë, në përfundim të takimeve me të larguarit nga puna, Berisha është kthyer në sallën e Kuvendit duke përsëritur qëndrimin e tij pas raportit të publikuar nga SHBA. Ndonëse vite më parë i dilte në mbrojtje Bashës, tashmë i ka kthyer kurrizin dhe thotë se vetëm ai ka marrë financim rus, ndaj i kërkon të bëjë transparencë për origjinën e parave. Megjithatë, edhe për këtë rast, sipas Berishës fajtor është kryeministri Rama.

"‘PD s’ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Lulzim Basha. PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe u ka qëndruar rusve në mënyrën strategjike të mundshem. Rama, njeriu që e dinte dhe ja deklaroi Bashës se ka xhepat me para ruse shkoi të mbyllë çështjen. Kush të dojë mund ta shohë sesa qesharake është. I kërkojmë Bashës të flasë se cila është origjina e parave" - tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se ekziston një dosje tjetër e quajtur 'Mitrokhinë' por nuk dha detaje të tjera. Në përgjigje të Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar qëndrimin e Berishës ndaj Bashës duke i thënë se nëse do ishte burrë do e çonte në prokurori. 

Gjithashtu diskutime kishte mes deputetit të PD, Helidon Bushati dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Pas javës së gjelbër, Bushati tregoi 3 problematikat që i kishin ngritur qytetarët, mes të cilave ishte fasha 800 KË për energjinë elektrike.

Teksa Bushati ironizoi fjalën e Ramës duke thënë se shtyu vendimin dhe nuk kërkoi falje, Balluku iu kundërpërgjigj duke i thënë: “I hidheni ERE-s në kurriz se nuk keni çfarë ti bëni gomarit dhe i bini samarit”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
'Gjirokastra plot me turistë', ministrja e turizmit debate me Shehun: Qarku është shpopulluar

 

Nuk kanë munguar debatet në Kuvend edhe mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria e kryeministri Rama do të njihet me një emër të vetëm, qeveria e shpopullimit të Shqipërisë.

'Qeveria e boshatisjes së Shqipërisë. Një plan djallëzor, nuk është rastësor. Kryeministri juaj mendon të sundojë dhe për të sunduar nuk i duhen më shumë se 800 mijë shqiptarë. Është një plan për të mbushur vendin me të ardhur nga lindja. Turp i botës. Një shembull konkret dhe real është Gjirokastra, të cilin ju e keni shpopulluar në mënyrën më të keqe. Qarku i Gjirokastrës ka vetëm 41% banorë të atyre që janë të regjistruar. Është ulur 50% numri i banorëve në atë qark, e dini që po shkretohet. E dini ju që kudo ka vetëm tabela shitet apo jepet me qira. Pse? Se ju e zbrazët, i përzutë njerëzit. Po e zhvishni Gjirokastrën, po e shkatërroni për interesat tuaja. Keni një program dhe plan që e keni për gjithë Shqipërinë.'- tha Shehu

Shehut iu përgjigj ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e cila tha se Gjirokastra është  vizituar nga një numër rekord turistësh.

'Nuk ka gjirokastrit që nuk do vinte buzën në gaz duke dëgjuar broçkulla nga kjo foltore, sikur për fat të keq na ndodh të dëgjojmë. Të flasësh për Gjirokastrën dhe të thuash broçkulla, është të gajasësh gjithë qafën e pazarit dhe të gjitha hotelet e Gjirokastrës që nuk i kishit parë deri në vitin 2013 as në ëndrrat më të bukura sepse e kishit kthyer në ëndrrën më të keqe. Shkoni sot në Gjirokastër. Futuni sot në booking se sa oferta dhe sa struktura bujtëse ka. Kjo tregoi se çfarë vitaliteti kanë gjirokastritët. Sot Gjirokastra është një model i bukur i asaj që është Shqipëria në turizëm. Është një hartë turistike që pa frikë ke 10 ditë për të bërë shumë gjëra dhe nuk të dalin. Gjirokastra është plot e përplot e mbushur me turistë. Si mund të flisni për Gjirokastrën me një mllef të tillë. Ajo vazhdon të jetë një atraksion.Si i thonë atij llafi, që qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Edhe Gjirokastra vetëm përpara do të ecë.'- tha Kumbaro

Ora 21:10
Balla i kthehet Berishës: Luli është i joti Sali, jo i imi! Po të jesh burrë ti çojë në prokurori, po s’ke qenë ndonjëherë

 

Me debate ka vijuar seanca plenare ku kreu i Rithemelimit është përfshirë në një debat me Ballën lidhur me financimet ruse. Balla u shpreh se nëse Berisha do ishte burrë mjaftueshëm do e kallzonte në prokurori.

‘Luli është i joti jo i imi Sali. Tani që të doli Luli nga vatha ti thua ju e mbroni, ne që e kallëzuam. Po je burrë Sali çoje Lulin në prokurori, por ti nuk ke qenë asnjëherë burrë”, tha Balla.

Me ironi nga foltorja e Kuvendit, Balla uroi djalin e Berishës, i përfolur për aferën e CEZ, për martesën e tij me Armina Mevlanin.

Një ditë me diell dy javë para zgjedhjeve të viti 2009, një person, i cili ishte sekseri dhe njoftonte palën çeke që kam folur me kryeministrin, ky person është paraqitur në derën e një banke të nivelit të dytë dhe ka tërhequr brenda ditës 6.8 milionë euro. Sekseri ka tërhequr 6.8 mln euro. Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 410 milionë euro i ka kushtuar ai Shqipërisë, atë 6.8 milionë euroshin, një gjë është e sigurt, do gjendet dhe do tu kthehet taksapaguesve shqiptarë. Edhe…të trashëgoheni”, tha Balla

Ora 20:49
Berisha 'i bën gjyqin' Bashës: PD s’ka marrë kurrë financime ruse, vetëm nëse i ka marrë ish kryetari! Rama të shohë dosjen 'Mitrokhim'

 

Berisha edhe kësaj here ka hequr përgjgjësinë nga supi duke ja ngarkuar Lulzim Bashës çështjen e lobimit rus.

‘Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë. Ju them ekziston një dosje në Mitrokhinë, të shohë Rama kë do të gjejë në atë dosje. Historia ruse do të vijojë”, tha ai.- tha Berisha.

Ora 19:59
Mbyllja e kolegjit turk 'Mehmet Akif', Kushi: Shkelën ligjin, ndaj i hoqëm licencën! Nuk i mirëkuptoj politikanët që bëjnë ekspertin në çdo fushë


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në seancën e sotme parlamentare foli dhe një herë për shkaqet që çuan në mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”. Në fjalën e saj, theksoi se kolegji u mbyll sepse pronarët kishin shitur godinën e mëparshme për qëllime fitimi dhe  nxënësit i kishin dërguar në një godinë tjetër, pa bërë verifikimet e nevojshme, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin.

Ministrja garantoi dhe një herë nxënësit dhe prindërit se ministria po bën maksimumin për akomodimin e  nxënësve në shkolla të tjera të sigurta. Pronarët e shkollës, u shpreh Kushi, dalin në media e bëjnë si viktima edhe pse kanë detyrime para nxënësve që i lanë në mes të rrugës.

"Do ta nis nga mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”.  Të vetmit që i mirëkuptoj në këtë histori janë nxënësit dhe prindërit, pasi janë mësuar, familjarizuar dhe e kanë të vështirë të lëvizin drejt një shkolle tjetër. Dua që t’i garantoj të gjithë nxënësit dhe prindërit që ne po bëjmë maksimumin dhe do t’i ofrojmë të gjitha mundësitë për t’i akomoduar dhe përshtatur ata në shkolla, qoftë pranë vendbanimit të tyre, apo sipas preferencave  që kanë.

Ata që nuk u mirëkuptoj aspak, janë ata politikanë që duan të bëjnë protagonizëm dhe që bëjnë ekspertin në çdo fushë, që nuk lexojnë as faktet, as ligjin, por bëjnë gjithcka në interes të partisë së tyre. Kanë shitur godinën për arsye fitimi dhe i kanë marrë nxënësit e i kanë çuar në institucion tjetër pa bërë verifikimet përkatëse. Për këtë shkelje, ligji parashikon heqjen e licencës. Si mund t’u dilni ju në mbrojtje shkelësve të ligjit? Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe ta respektojmë në mënyrë të barabartë", tha Kushi.

Ora 19:40
Salianji-Ramës: Nëse kanë penetruar para ruse, të bëje diskutim real në parlament jo ta përdorje politikisht

Deputeti i PD Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar financimin rus në PD duke kritikuar qeverinë se nu ki ka marrë masat e duhura.

“Nëse kanë penetruar para ruse, të bënte mbledhje e diskutim real në parlament, të adresohet propozimi. Të bëjmë një ligj që ashpërsohet. Nuk duhet të përdoret kush ka marrë. Të kërkojë ndonjë qindarkë në xhepat e ndokujt këtu për para ruse ose jo”, tha Salianji.

Më pas denoncoi ndërtimet pa leje në kryeqytet duke thënë se përgjegjës është kryemninistri Edi Rama.

“Drejtuesit e pushtetit vendor janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës penalisht për çdo ndërtim të paligjshëm”, por IKMT dhe institucionet përkatëse sot nuk marrin kundër këtyre ndërtimeve. Sot ishte në prokurori ish-drejtuesja e ARRSH. E inkurajojmë prokurorinë dhe besoj se do shkojë deri në fund. Aty ka një kallëzim penal nga ajo drejtuese ndaj kompanisë se rrugës së Arbrit që kishte marrë mbi 50 mln reuro dhe kishte punë të pakryera”, tha Salianji.

Ora 19:25
Debat në Kuvend/ Dhori: Nuk je në konferencë partie! Keni sjellje jo etike! Felaj: Do të marr masat për pengim seance

 

Deputetja Ilda Dhori ka debatuar me zv.kryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj duke i thënë se ka sjellje jo etike. Felaj iu kundërpërgjigj duke i thënë që të mos e pengojë seancën ose në të kundërt do të marrë masa.

Ilda Dhori: Nuk je këtu në konferencë partie. Keni sjellje jo etike.

Ermonela Felaj: Mos pengoni seancën se do të marr të gjitha masat për cënimin e zhvillimit të seancës.

Ora 18:20
Rama ironizon Berishën: Më parë mohoi kategorikisht financimet ruse në PD! Ishte garancia absolute që thoshte ‘Mos ma prekni Lulin’

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kuvend duke ironizuar Sali Berishën që tani kërkon hetimin e fonddeve ruse për PD, por më parë i dilte në mbrojtjte Lulzim Bashës duke i thënë “Mos ma prekni Lulin”.

“Për sa kohë, ju do keni njerëz të cilët besojnë cdo gjë dhe të kundërtën e cdo gjëje, jeni në të drejtën tuaj të ushqeni kiluzionin se mund të talleni me të gjithë por sic nuk ju ka ecur asnjëherë,sërish nuk do ju ecë kjo tallje me të gjithë sepse do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse nuk do të kishit qenë po ju që në atë kohë kur kjo cështje u bë publike nuk do të kishit bërë betime e përbetime për virgjërinë e Lulit. Nëse nuk do të kishte qenë non grata juaj që nuk do të kishte dalë me carcafin e bardhë me asnjë njollë për të predikuar pastërtinë e virgjereshës që mbanit në krye. Nëse nuk do akuzonit Sorosin për fakte që sot medemek kërkoni t;i nxirrni nga kthetrat që i paskam kycur unë për llogari të atij që ju hodhi përtokë në momenti që s’ju duhej më.

Që PD është financuar me para ruse, dihet. I dalë në atë kohë, i mohuar kategorisith nga ju. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër dhe garancia absolute vinte gjithmonë nga ai që thoshte “Mos ma prekni Lulin”. Ishte ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën. Kështu që do thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, por ka më shumë se aq. Do ju sugjeroja të mos hezitoni me deklarata që mund t’ju bien prap ndesh e detyroheni të merrni pozicion tjetër. Ju s’keni lidhje me asgjë nga ato që duhen thënë sot. Ky është një vend sovran që nuk do të dijë për asnjëri, por sidoqoftë këtë kam për borxh t’ua them. Mos u ngusni se ka akoma”, tha Rama.

Ora 18:15
Financimet ruse në PD, Balla: Po s’ka burrë nëne mos ta dijë që Berisha ka qenë brenda, Luli s’flinte gjumë pa lejen e tij! Spaho e mohon

 

Me debate ka vijuar seanca sot plenare, për lobimin rus në Partinë Demokratike. Kreu i Grupit Parlamentar në Taulant Balla u shpreh se kjo çështje është një shqetësim nga SHBA duke folur dhe për takimet e ambasadores me disa nga figura të politikës. Balla u shpreh me siguri se lobimet ruse përpos se kanë qenë brenda Partisë Demokratike për aq kohë sa mediat e huaja kanë publikuar shumë herë për 3 orë protestat e tyre. Balla gjithashtu u shpreh se Berisha ka qenë i përfshirë pasi Basha nuk do mundej kurrë të vepronte pa aporovimin e ish kryeministrit.

Është një çështje që na ka ardhru si shqetësim nga SHBA mua, Alibeaj, Mediut e Dodajt. Na ka ardhur një shqetësim nga Kim që lidhet me ndërhyrjen e aktorëve të huaj. Përfshirja e Rusisë me financimet e drejtpërdrejta ndajnjë force politike apo ndaj mediave të caktuara është një shqetësim që Kuvendin ta shqetësojë dhe të miratojmë sa më parë të gjitha meganizmat mbrojtës. Edhe Shqipëria nuk paskësh qenë nga sulme këtij lloji, ato janë sponsporizime ndaj partive politike apo në mediat e caktuara.- tha Balla

*Spaho ndërhyn nga vendi*

Kur e kam ngritur unë këtë shqetësim kryetari yt që ke në krye na tha që gënjejmë. Ne jemi sot në kushtet kunë Malin e zi prokuroria dhe polica arrestojnë për spiunazh nga Rusia. Këta ende nuk kuptojnë është që nëse Kievi po goditet me raketa Rusia po godet demokracinë me mjete të tjera. Sulmi ndaj Ukrainës është një sulm kundër demokracisë dhe kundër vlerave të lirisë. Mund ta dëmtosh demokracinë edhe me parti politike, s’ka qenë fare e rastësishme, se nëse e mban mend mori Mondi, Sputnik dhe media të tjera të transmetonin 3 orë live nga protesta në Tiranë. A ishe ti kaq i rëndësishëm? Unë mendoj që në konferencën e parë të kryetarëve ne duhet të përfshijmë dhe këto çështje. Financimet politike dhe të fushatës zgjedhore janë çështje që duhen parë menjëherë. (…) S’ka burrë gjëjë që mos ta dijë që Sali Berisha është i përfshirë, po Luli s’flinte as gjumë pa marrë leje nga Berisha.- tha Balla.

Spaho mohoi deklaratën e Ballës duke iu kundërpërgjigjur me një akuzë ku thuhej se basha është mbrojtur nga socialistët duke i mbyllur çështjen në prokurori.

Spaho: Fjalët e shumta janë fukarallëk Taulnt, Personi që i përmendet emrin duhet të gjejë kurajon për të folur. Në PD s’kanë hyrë e s’kanë për të hyrë paratë nga oligarkët. Personi që ti ke frikë t’ja permëndësh emrin ka detyrim ligjor të thotë të vërtetën ju jeni ata që ia mbyllët çështjen.

Ora 17:50
‘10 vite qeverisje, asnjë lek për bashkinë Peqin’ Sula sfidon Ramën: Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme

 

Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka ngritur shqetësimin me problematikat që hasin banorët e qarkut të Elbasanit duke u ndalur konkretisht në Peqin. 

“Kjo sallë, jam i bindur që të gjithë koleget, qoftë të djathtë apo të majtë kanë probleme në zonat e tyre. Bashkia e Peqinit, është një problematikë jashtëzakonisht e madhe. Është e vetmja në Republike që nuk pa përfitu nga Rilindja Urbane. Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në Bashkinë e Peqinit, në vitin e 10 nuk është investuar qoftë asnjë lek. Ju garantoj dhe sfidoj, edhe në 5 komunat nuk është investuar asgjë. Rruga për të shkuar në spital, ambulanca jo e jo që nuk shkon por as me zetor. Rruga është e mbushur me tulla për të shkuar në spital.

Këto janë foto që tregojnë gjendjen. Gropa është në mes të rrugës. Zotërinjtë e qeverisë, kryeministrit po i lutem të vë dorën në zemër. Bashkia çdo ditë po zbrazet për shkak të migrimit. Është zonë me resurse të shumta, por në Peqin qeveria nuk ka investuar qoftë edhe një lek. Sic është lënë qendra e qyteti është lënë dhe futbolli. Ish komuna e Shezës ka një problematikë të madhe. Shikoni si është rruga. Ka 6 vite është prish dhe as nuk ndërtohet. Fermerët e zonës së Peqinit kultivojnë shumë nektarina, por rreth 7 kuintal ikin. Një problematikë tjetër në Sheze, është dhe shkolla.

Është viti i 6 që është hequr shkolla e fëmijëve nga qendra e komunës për disa fshatra të tjerë. Nga Fshatin ku është caktuar shkolla, janë 10 km rrugë për të shkuar fëmijët e këtyre fshatrave. Prindërit janë ngritur disa herë në protestë, dhe para 3 ditësh u vendos që mësimi të zhvillohet paradite, por prapë fluksi nuk e përballon. I lutem ministres së Arsimit, të zgjidhë situatën” tha deputeti Sula.

Ora 17:43
Shtyrja e fashës 800 kwh, Balluku i përgjigjet akuzave: Po sulmoni ERE se s’keni ç'i bëni gomarit e i bini samarit! Ne mbrojmë qytetarët

 

Zv kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar sa i përket shtyrjes së fashës 800 kwh si dhe akuzat e opozitës sa i përket ERE duke i akuzuar si vartës të qeverisë. Balluku u shpreh se ky reagim nga opozita vjen pasi energjia do të përdorej si instrument protestash dhe me vendimin e qeverisë iu prishën planet.

‘Sa i përket energjisë, unë e kuptoj që jeni mërzitur shumë për shtyrjen e fashës (...)

Që ne të jemi sicc duhet duhet të shkojë 296, megjithatë përmirësimi dhe ulja e konsumit na bëri që të rishikojmë. Ju që i bini ERE se s’keni çi bëni gomarit i bini samarit ata janë ekspertë. Detyrimisht ERE e ka bërë punën siç duhet, është në dorë të ERE apo të qeverisë për ekspozimin e qyetetarëve për energjinë. Pse kur i mbrojmë ne qytetarët ça do thotë ERE mos se s’do opozita?

Na vjen keq që iu prishëm planet, faleminderit!’- tha Balluku.

Ora 17:38
Bushati i drejtohet Ramës: Hoqët fashën 800 KW dhe nuk i kërkuar falje qytetarëve! E turpshme, keni kthyer shiun në bashkëdrejtues

 

Deputeti i PD, Helidon Bushati ka ngritur 3 pyetje për kryeministrin Edi Rama duke nisur nga rrugët, çmimet e karburanteve dhe fasha 800 KW për energjinë elektrike.

“Kam 3 pyetje për qytetarë të veriut që gjatë verës, 8 km rrugë i bëjnë për 2 orë. U nënshkrua kontrata në 2018, duhet të mbaronte në 2021, nuk është hedhur asnjë lopatë. Ministrja Balluku tha që në mars 2022 do fillonte puna, asgjë nuk është bërë. Edhe sa duhet të presin qytetarët e veriut dhe turistët që frekuentojnë plazhet ose qytetet e veriut? Një gënjeshtër e stërholluar.

Një oligark po tallet me banorët e veriut, shkon  në prokurori se ka fituar dhjetra miliona euro me dokumente false. Pyetja tjetër është përse ne duhet të paguajmë çmimet e karburanteve më të shtrenjta në Europë? Meqë jemi këtu kryeministër, keni thënë që çmimet më të shtrenjta në Shqipëri janë prej taksës së qarkullimit që është 27 lekë/litër. Edhe nëse e heqim këtë, prap karburantet janë me çmime të larta.

E treta është për fashën 800 KW. Nga frika e kthyet vendimin dhe nuk kërkoni as falje, është e turpshme. Edhe shiun e keni bërë bashkëdrejtues të kësaj qeverie”, tha Bushati.

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA NGULI: 03/10/2022 22:14

    O UKU MOMLIT mëso Shqip mor Derr pastaj komento. Po je më 3 klas shkoll boj 8 vjeçaren o UKU rrot Karri. Po siç duket je loqevar o katundar. Kur komenton dhe analfabeti uku debil mos ngelt njeri pa komentu o uku hu.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/10/2022 21:21

    Ti kushi vertetove publikisht se je askushi dhe nje leter higjenike e kryesociopatit. Ndergjegja jote dhe e kryesociopatit jane erresuar ndjeshen,morali ka rene per toke,jane shkelur te drejtat themelore te femijve o kriminele. Po tromaksni Femijet. E tmerrshme,e tmerrshme.....

    Përgjigju
  • KALESHI BULES Rexhep Leka [ kepi ]: 03/10/2022 19:54

    O Salinjani çuni Shegës i ngjirizur në haurin e lopës ku lopa pëlliste e Shega rënkonte se Salinjanin po bote me dashnorin traktorist që Shegën po plugonte e Salinjanin bote. Po ça pune ka Rama me pislliqet e pd atë zgjidheni ju o Babale Salinjani i gjithi shejtani. Mjer Shqipria që politikën e bëjnë njerëz si ty.

    Përgjigju
  • Sabjani: 03/10/2022 19:38

    Rama esht karderr

    Përgjigju
  • Arri: 03/10/2022 19:37

    Po ate esht ta ironizosh ta pjerdhesh fare

    Përgjigju
  • Populli: 03/10/2022 19:12

    Ju lumte te gjithe politikaneve kur kane nje popull legen pa dinjitet vazhdoni tja ngulni thiken deri ne palce si keni bere keto 30 vjet o plera ju dhe ata qe ju vijne nga mbas

    Përgjigju
  • Fati: 03/10/2022 18:53

    Po leje pdja vec llafe ka kete gje e dijme te gjithe

    Përgjigju
  • Anisa: 03/10/2022 18:52

    Te ishte per pdne kushedi sa keq do kishim perfunduar

    Përgjigju
  • Selo: 03/10/2022 18:50

    Vetem mashtrus e kriminela ka partia demokratike

    Përgjigju
  • Reda: 03/10/2022 18:49

    PD ka mbaru nuk e di si skan turp qe flasin akoma

    Përgjigju
  • Ylli: 03/10/2022 18:49

    U knaqen tu marr pare nga ruset kta e tani rrin duke fol llafe boshe. Rame kahu jepi plak jemi me ty faleminderit per punet e mira

    Përgjigju
  • Iris: 03/10/2022 18:48

    Keta te te vijn anash tu o kryeminister se vec lloqe kan jo pun

    Përgjigju
  • Taulant: 03/10/2022 18:44

    Rama po glet shum troc m po jeni idjot a ju e skuptonj gje

    Përgjigju
  • Roni: 03/10/2022 18:44

    Partia demokratike eshte e zhytur me njerez negative

    Përgjigju
  • Koli: 03/10/2022 18:44

    Partise demokratike po i dalin te palarat dita dites, eshte turp qe qendrojn akoma ne ate kuvend

    Përgjigju
  • Ladi: 03/10/2022 18:43

    Ju si afroheni tames deri te kembet more

    Përgjigju
  • Joni: 03/10/2022 18:43

    Keto te pd ti vijne anash Rames

    Përgjigju
  • Miri: 03/10/2022 18:43

    Eshte turp per kete opozite qe qendron ne kuvend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë