TIRANË - Pas mbledhjes informale dje në Durrës, është mbledhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme kryesia e Partisë Socialiste.
Sipas burimeve të "A1 Report” gjatë takimit që ka zgjatur rreth 1 orë janë propozuar emrat e krerëve të komisioneve parlamentare.
Si kryetar i Komisionit të Ligjeve, mendohet se është propozuar Fatmir Xhafaj.
Ndërsa, si kryetar i Komisionit të Ekonomisë është propozuar Erjon Braçe, duke zëvendësuar Edmond Spahon, i cili tashmë mban postin e nën kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Sparatak Braho propozohet si kryetar i Komisionit të Sigurisë, duke zëvendësuar Leonard Demin.
Arta Dade propozohet të drejtojë Komisionin e Jashtëm, ndërsa Eduard Shalsi, Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Si nënkryetar i parlamentit mësohet se është propozuar Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ.
Ndërkaq, sipas burimeve për “A1 Report!”, gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së PS është diskutuar edhe për përfundimin e mandatit të kryesocialistit Edi Rama në 26 shtator të këtij viti.
Ndërsa zgjedhjet e ardhshme për kreun e Partisë Socialiste pritet të mbahen në fund të vjeshtës.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

krerët e komisioneve në Kuvend">