Alfred Balla zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Merr 10 vota pro

Alfred Balla zgjidhet Kryetari i ri i KLP! Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla do të marrë nga dita e sotme drejtimin e këtij institucioni. ai u zgjodh me 10 vota pro nga 11 anëtarë të KLP gjithsej. 

Emërimi i juristit me eksperiencë 31-vjeçare në sistemin e drejtësisë është bërë në mbledhjen e sotme të KLP, e cila u zhvillua në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programit OPDAT. 

Platforma e z. Balla

Gjatë prezantimit të platformës përpara anëtarëve të KLP, Alfred Balla, i cili deri tani ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit, tha se disa nga karakteristikat dhe vlerat që gëzon, plotësojnë kriteret dhe garantojnë kandidaturën e tij si të vlefshme për këtë post, përgjatë dy viteve në vijim. “Eksperienca ime 3 vjeçare si anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që nga dita e parë e krijimit të tij, si një organ i ri Kushtetues i qeverisjes së sistemit të prokurorisë. Përvojat e mia profesionale juridike 31-vjeçare në sistemin e Prokurorisë, Gjykatës së Lartë, Avokatisë, pranë Këshillit të Ministrave dhe ajo 15-vjeçare akademike, të cilat më japin aftësinë të jem në gjendje të njoh imtësisht sistemin e drejtësisë në vend, nevojat e problemet e tij”, u shpreh Balla. Për sa i përket aftësive organizative/ administrative, kreu i ri i KLP tha se ndër vite është angazhuar në grupet e punës si dhe aftësitë drejtuese të stafit, qoftë në rolin e Zv/Prokurorit e Prokurorit të Rrethit, Zv.Kryetarit të Këshillit, apo dhe si Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etiko Profesionale që kam mbajtur në këto tre vite.

Në fjalën e tij, Balla tha se “gjatë këtyre tre viteve të funksionimit të Këshillit, mund të pohojmë bindshëm që karriera dhe statusi i magjistratëve prokurorë zhvillohet pa u ndikuar nga politika apo fenomenet e korrupsionit por vetëm nga integriteti dhe merita profesionale”. “Ndihem i privilegjuar që jam pjesë e këtij Këshilli që nga dita 1 (një) e krijimit të tij. Kam dhënë kontributin tim personal në ngritjen e Këshillit dhe implementimin në mënyrë efiçente të legjislacionit të ri. Ky legjislacion ka mundësuar izolimin e fenomeneve negative dhe rritjen e besimit të publikut dhe të vetë magjistratëve, nëpërmjet vendimmarrjeve tona transparente, ku tipari kryesor që i ka shoqëruar ato, ka qenë drejtësia dhe meritokracia”, deklaroi ai.

Më tej, juristi i njohur kërkoi besimin e anëtarëve të tjerë të KLP duke siguruar se do të vijojë punën për mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore të administratës së Këshillit, rritjen e kapaciteteve profesionale të Këshillit, të magjistratëve, të stafit administrativ të Këshillit dhe të zyrave të prokurorive. Gjithashtu ai garantoi rritjen e intensitetit të bashkëpunimit institucional, kryesisht me Prokurorin e Përgjithshëm, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Shkollën e Magjistraturës, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë dhe si dhe duke punuar ngushtësisht me partnerët tanë ndërkombëtarë.

“Secili anëtar i Këshillit përfaqëson një personalitet profesional e moral më vete, ka qëndrimin e tij të pavarur dhe vota është një e drejtë personale e tij, por mendoj, një organ kolegjial duhet të përshkohet nga një frymë e ngushtë bashkëpunimi për të arritur qëllimin për të cilin ai funksionon. Do të punoj fort për një frymë të re për të arritur emëruesin e përbashkët të punës së gjithkujt nga ne në këtë Këshill që është “mirë administrimi i sistemit të prokurorisë, dhe kthimi i besimit të çdo qytetari tek shteti i së drejtës””, deklaroi Alfred Balla.

Në fund të fjalës së tij, Kryetari i ri i KLP-së garantoi rritjen e transparencës së institucionit përmes medias duke hapur edhe më shumë këtë institucion e duke krijuar një nivel të ri marrëdhënieje.

Kush është Alfred Balla

Balla është zgjedhur me vendimin Nr.19/2018, datë 08.02.2018 nga Kuvendi i R.Shqipërisë, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile. Ai ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në vitin 1991 pranë “Universitetit të Tiranës”; studimet pasuniversitare, master shkencor në të drejtën penale në vitin 2012 pranë Universitetit “Justiniani I-rë” dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike (e drejtë penale) nga viti 2020 pranë “Universitetit Europian të Tiranës”. Në vitet 1991-1998 ka punuar në detyrën e Prokurorit të sektorit gjyqësor, Zv/Prokurorit të Rrethit dhe Prokurorit të Rrethit në prokuroritë Fier e Lushnje. Në vitet 1998-2003 dhe 2007-2012 ka ushtruar profesionin e lirë si avokat. Në vitet 2003-2006 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave si Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit. Në vitet 2012-2017 ka punuar në pozicionin si Këshilltar Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.

Gjatë viteve të punës është angazhuar në organizma jo-qeveritare të shoqërisë civile me fokus drejtësinë penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut Z. Balla ka kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë shtetit. Ka ushtruar dhe ushtron aktualisht edhe detyrën e pedagogut të jashtëm pranë universiteteve të ndryshme në lëndët e drejtë zakonore, procedurë civile, e drejtë penale e posaçme dhe e përgjithshme, praktikë profesionale etj. Mandati i tij kushtetues 5-vjeçar përfundon në datën 18.12.2023

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:17
Zgjidhet kryetari i ri i KLP! Alfred Balla votohet nga 10 kolegët e tjerë

Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla do të marrë nga dita e sotme drejtimin e këtij institucioni. Ai është zgjedhur unanimisht nga 10 kolegët e tjerë të tij.

Emërimi i juristit me eksperiencë 31-vjeçare në sistemin e drejtësisë është bërë në mbledhjen e sotme të KLP, e cila u zhvillua në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programit OPDAT.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 28/03/2022 16:43

    Urime cuni avniut dhe suksese ne detyren e re

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer