Mblidhet Task Forca në Vlorë, Manastirliu: 37 mijë pushues kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore (VIDEO)

VLORË- Nga 1 Qershori, mbi 37 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në 28 qendrat shëndetësore verore dhe rreth 600 raste janë referuar në spital. Këto janë shifrat zyrtare të sjella nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ditën e sotme është mbledhur Task Forcën e mbarëvajtjes së sezonit turistik në Vlorë, ku është vënë theksi te bashkëpunimi mes institucioneve.

"Rëndësi ka bashkëpunimi ndërinstitucional për të garantuar sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm. Për të hedhur bazat që çdo vit të garantojmë sigurinë për turistët dhe pushuesit. Për të zbatuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar turizmin në vendin tonë, si një sektor strategjik", u shpreh Manastirliu.

Manastirliu theksoi se institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë këtij sezoni turistik edhe sa i përket inspektimeve.

"Rreth 3400 kontrolle janë kryer nga Inspektoriati Shëndetësor, nga të cilat, mbi 700 vetëm në qarkun Vlorë, ku janë marrë masa administrative, paralajmërime, apo mbyllje te subjekteve për përseritje të shkeljeve. Nuk do të ketë tolerancë për subjektet që nuk respektojnë ligjin” - tha Manastirliu.

Gjithashtu ajo u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vijojnë gatishmërinë. "Mbi 9700 shërbime shëndetësore janë ofruar në Qarkun Vlorë në qendrat shëndetësore verore dhe rreth 200 raste referuar në spital. Shërbimi ndaj qytetarit duhet të jepet në kohë dhe me cilësi. Shërbimi shëndetësor është shtuar këtë vit në sezon tursitik, pikërisht nga besimi i rritur i qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor. Eshtë ulur numri i referimeve në spitale, sepse ofrohet shërbim cilësor në qendra shëndetësore", tha Manastirliu.

Duke theksuar vijimin e angazhimit sa i përket inspektimeve higjeno-sanitare, Manastirliu tha se aksioni i nisur duhet të kthehet në një sistem të integruar mes institucioneve për të garantuar sezon turistik të sigurt.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hena: 10/08/2019 14:10

    Bej ndonje kontroll tek spitali enkollogjik ku familjarete te semureveflinin si kafshet ne cimento nuk kishte karrike asnje pike uje te nxehte per te tjerat nuk po flas qe ju i dini por heshtni se ashtu ju pelqen thoni kryeministrit te lene te vej dore ne spitale se eshte turpi i botes me ato kushte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)