Drafti i PD, palët dakord për financimin miks! 15 marsi në rrezik, PS: Mund ta votojmë në Prill, ka shumë çështje të pazgjidhura

TIRANE-PS-ja dhe PD-ja kanë rënë dakord në parim për mënyrën e financimit të partive politike në zgjedhje. Sot tryeza e reformës zgjedhore u mblodh dhe diskutoi për rreth 3 orë për propozimet e PD-së për financimet e partive, të cilën Report Tv e siguroi. Por çfarë propozon opozita? PD ka hequr dorë nga financimi 100% nga shteti i partive duke propozuar sistemin miks, por kërkon një reduktim drastik të financimit privat dhe rritje e atij publik. Oerd Bylykbashi kërkon që partitë të financohen 66% nga shteti dhe 34% nga donacionet private.

Me këtë pikë, në parim PS-ja është dakord, por Damian Gjiknuri u shpreh se mbetet të diskutohet për duke kërkuar një balancë mes kontributit shtetëror dhe atij privat. Përfaqësuesi i PS-së u shpreh skeptik për kohën që të propozimi për financimet të kthehet në ligj kur tha se "Gjërat e para mund të adresohen në Kod, ndërsa financimi mbase do të kërkojë më shumë kohë, që të adresohet dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndarje. Pjesa e financimit që është më tërësor do të marrë më shumë kohë. Jemi për financimin miks, të gjejmë një shifër të pranueshme balancë".

15 marsi është vendosur si afat nga palët për një marrëveshje politike për reformën zgjedhore. Por a do të arrijë tryeza të dalë me një konsensus në 12 ditët e mbetura? Përsëri Gjiknuri u shpreh skeptik për afatin, ndërsa u shpreh se qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill, pasi nga 2021 kur janë zgjedhjet e radhës ka kohë të mjaftueshme duke shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

"Ka akoma shumë cështje të pazgjidhura, por mos e shikoni 15 masin si datë që të kemi të gjithë draftin. Duhet të kemi një dakordësi për të gjitha cështjet, procedura e tekstit dhe aprovimi mund të marrë edhe një muaj, por në 15 mars të kemi dakordësi për cështjet dhe më pas ekspertët të zbardhin draftet. Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha cështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi më pas gjithcka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprovojmë edhe në prill, kemi kohë edhe një vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme" tha ai. Përfaqësuesi i PD-së Bylykbashi hodhi akuzat për listat kur tha se Edi Rama kërkon të përmbuyshë objektivin që vendosi në kongres për 800 mijë vota me lista fantazmë.

Ai tha se një pjesë e qytetarëve nuk kanë mundësi të aplikojnë për kartat e reja të ID-së pasi nuk kanë mundësi. "Qeveria nuk ka asnjë masë që zgjedhësit të votojnë ku kanë vendbanimet dhe ti pajisë me ID për zgjedhjet, shumë u kanë skaduar dhe në pamundësi ekonomike do të pengohen nga pagesa e papërballueshme për ata. Në 2009 qeveria Berisha bëri subvencionim të çmimit sot i është lënë selektivitetit politik" tha ai.

Por Gjiknuri e hodhi poshtë duke e cilësuar si politike. "Këto janë konsiderata politike, kapacitetet aplikuese janë më të mëdha, 170 është personeli angazhuar për aplikim për kartë. U kërkua nga PD-ja një shifër, që do të vijë zyrtarisht, sa zgjedhës janë pa dokument, nëse është shifër e madhe pse jo nxitje edhe me mënyrat e para që të pajisjen. Nuk ka më dublime në lista, ka një sistem më të mirë të adresave. Asnjë njeri nuk mund të votojë dy herë në Shqipëri. Është shqetësim politik, se në regjistrin e gjendjes civile punojnë të njëjtët njerëz që kanë qenë" tha ai.

5 pikat kryesore të propozimit të opozitës për financimin e partive
1. Reduktim drastik i financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik. Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit.

2. Kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët. Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë.

3. Kontroll i ndërsjelltë i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale.

4. Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

5. Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale.

( Kliko këtu ) Relacioni i plotë

( Kliko këtu ) Projekt - ligji i plotë për financimin e partive

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Afati 15 mars për 'Zgjedhoren'! Gjiknuri: Mund ta votojmë edhe në Prill (VIDEO)

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e reformës zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se është dakord me financimin miks, por vijoi më tej ai, propozimet që kërkon PD-ja për do të kërkojnë më shumë kohë. Aktualisht, tha Gjiknuri mund të bëhen vetëm disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet për financimin, përfaqësuesi i PS-së vlerësoi faktin që PD-ja është tërhequr nga ideja e financimit 100% nga shteti, ndërsa tha se do të diskutohet për shifrat e ndarjes miks.

"Që në hapat e parë kemi bërë disa propozime që janë mbështetur edhe nga ndërkombëtarët për uljen e tavanit të shpenzimeve të partive në fushatë, tani diskutohet sa do të jetë nga shteti dhe sa nga privatët. Ne jemi për miks, duke shtuar masën për shtetin, por duke lënë një tavan të pranueshëm që u lejon partive të bëjnë fushatë. Gjërat e para mund të adresohen në Kod, ndërsa financimi mbase do të kërkojë më shumë kohë, që të adresohet dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndarje. Pjesa e financimit që është më tërësor do të marrë më shumë kohë. Jemi për financimin miks, të gjejmë një shifër të pranueshme balancë"

I pyetur si e gjykon konkretisht propozimin e PD-së për një financim 66% nga shteti dhe 34% nga privati ai tha se "Duket si shumë, pasi mbase mund të gjendet një sistem më i pranueshëm i balancuar mes kontributit shtetëror dhe atij privat. Janë futur elementë të rinj garanci, monitorim më i imët, nga palët e treta, kufiri 50 mijë lekë që të bëhet përmes llogarive bankare. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje".

Lidhur me akuzat e PD-së për listat, ai tha se "Këto janë konsiderata politike, kapacitetet aplikuese janë më të mëdha, 170 personal angazhuar për aplikim për kartë. U kërkua nga PD-ja një shifër, që do të vijë zyrtarisht, sa zgjedhës janë pa dokument, nëse është shifër e madhe pse jo nxitje edhe me mënyrat e para që të pajisjen. Nuk ka më dublime në lista, ka një sistem më të mirë të adresave. Asnjë njeri nuk mund të votojë dy herë në Shqipëri. Është shqetësim politik, se në regjistrin e gjendjes civile punojnë të njëjët njerëz që kanë qenë".

Por a do të arrijë tryeza të dalë me një konsensus në 15 mars? Gjiknuri u shpreh se qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill, pasi nga 2021 kur janë zgjedhjet e radhës ka kohë të mjaftueshme duke shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. "Ka akoma shumë cështje të pazgjidhura, por mos e shikoni 15 masin si datë që të kemi të gjithë draftin. Duhet të kemi një dakordësi për të gjitha cështjet, procedura e tekstit dhe aprovimi mund të marrë edhe një muaj, por në 15 mars të kemi dakordësi për cështjet dhe më pas ekspertët të zbardhin draftet. Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha cështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi më pas gjithcka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprvojmë edh enë prill kemi kohë edh enjë vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme" tha ai.

Ora 12:55
'Financimi i partive miks'! Bylykbashi: Rama do të 800 mijë vota me lista fantazmë (VIDEO)

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se opozita do u qëndrojnë maksimalisht propozimeve që ka bërë për financimet e partive politike, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me listat e zgjedhësve kur tha se kërkon 800 mijë vota (objektivi i vendosur në Kongres) me vota fantazmë.

'Pikësëpari të shpjegojmë propozimet e opozitës së bashkuar sot. Opozita e bashkuar ka bërë një propozim të një projektligji që rregullon në mënyrë të plotë financimin e partive dhe financimin në zgjedhje. Është qëndrimi i hershëm i yni që duhet të jetë një zgjidhje e vetme e cila garanton që jo vetëm partitë të financohen siç duhet, por edhe transparenca, që është më e rëndësishmja, të jetë e plotë dhe të mos ketë asnjë mundësi për t’u shmangur. Ky është qëndrimi ynë dhe do t’i qëndrojmë maksimalisht në kuadër të kësaj reforme.

Propozimi që bën opozita e bashkuar është një reduktim drastik i financimit që merret nga burimet private, duke çuar në standarde ndërkombëtare në raportin 66% të financimit nga burimet shtetërore dhe 33% nga burimet private; duke vënë një numër kufizimesh të forta në lidhje me ata që mund të financojnë.

Është një risi në propozimin tonë që ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet kontratash publike; tendera, koncesione, ata nuk mund të financojnë. Dhe gjithashtu kush financon subjektet politike nuk mund të marrë për një periudhë të caktuar tendera apo koncesione nga shteti, për t’i shkëputur maksimalisht kapjen e zgjedhjeve dhe partive politike nga oligarkia. Sigurisht që ka masa të tjera që do të pengojnë qartazi që para kriminale apo korruptive të futen në proces zgjedhor.

Ne forcojmë mekanizmat e kontrollit duke rritur në mënyrë shumë efektive, në gjykimin tonë, kontrollin e deklarimit që bëjnë partitë politike të cilat shpenzojnë shifra marramendëse për reklama në televizione apo për elementë të tjerë të fushatës dhe më pas tallen me shqiptarët duke deklaruar shifra të pavërteta. Ky ishte një propozim. Çështja të tjera që u diskutuan sot është shqetësimi i madh në lidhje me manipulimin me listat e zgjedhësve.

Listat e zgjedhësve manipulohen në mënyrë dramatike nga kryetarët socialistë të bashkive, me urdhrin e qartë që vjen nga Kryeministri për të fituar 800 mijë votat që i duhen Kryeministrit, dhe duke transferuar zgjedhësit, siç keni parë në Durrës, në Kavajë, në Elbasan dhe në qytetet të tjera dhe duke i regjistruar zgjedhësit fantazëm nëpër karabina pallatesh të papërfunduar apo nëpër kontejnerë, apo edhe nëpër lulishte; vetëm e vetëm që kandidatët që kërkon qeveria socialiste të zgjedhë të jenë ata që fitojnë, duke bërë transferim turistësh zgjedhorë nga një bashki në një bashki tjetër.

Sot kuptuam qartë që qeveria nuk ka asnjë masë që të garantojë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendbanimin dhe gjithashtu nuk ka marrë masa që të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë me dokumente identifikimi të vlefshëm për ditën e zgjedhjeve. Shumë shtetasve u ka skaduar tashmë mjeti i identifikimit dhe zgjedhësit në pamundësi ekonomike do të pengohen nga pagesë e papërballueshme për ta për t’u pajisur me dokument identifikimi. Nëse në vitin 2009 qeveria e Sali Berishës bëri maksimumin, duke edhe subvencionuar çmimin, sot çdo gjë i është lënë selektivitetit politik dhe kjo reformë zgjedhore do të përpiqet ta trajtojë këtë çështje" tha ai.

Ora 12:52
'Në 6 mars flasim për ndryshimin e sistemit'! Rudina Hajdari 'thumbon' Metën: Jo ulërima në shesh, por hapje listash (VIDEO)

Rudina Hajdari në përfundim të takimit për reformën zgjedhore u shpreh se është vendosur që në datë 6 mars në takimin e radhës të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në prononcimin për mediat kryetarja e grupit demokrat, kishte një mesazh edhe për Ilir Metën lidhur me tubimin që organizoi mbrëmë.

 'U shty me konsensus për në datë 6 mars që të diskutojmë për ndryshimin e sistemit. Ne do të japim propozimet ditën e premte. Nëse do të flasim për zbatimin e kushtetutës dhe shprehjen e vullnetit të qytetarëve duhet t'u japim mundësi të shprehen. 

Nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim sistemin. Kjo gjë nuk po ndodh sot. Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë. Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë' tha ajo.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZHELET: 03/03/2020 09:45

    Shikoni kto zhelet e pd dje ishin me presidentin cop muti ilir floririn e sot ulen me ps në tavolin o ZOT çfar fundrinash jan pd.

    Përgjigju
    • A. N.: 03/03/2020 21:29

      Perkundrazi ketu i vetmi qe prish panoramen e fotos eshte surrati i Damianit. :)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja