Mblidhni mëndjen, Dritan Abazoviçi nuk u zgjodh kryeministër i Malit të Zi ngaqë është shqiptar

Mblidhni mëndjen, Dritan Abazoviçi nuk u zgjodh kryeministër i Malit të Zi ngaqë është shqiptar

Dritan Abazoviç

Dritan Abazoviçi nuk duhet të reduktohet vetëm në përkatësinë e tij etnike, siç po veprohet me entuziazëm të pafrenueshëm në çarshinë politike të Facebookut. Brohoritjet: “Edhe një shqiptar kryeministër. Edhe një shqiptar kryeministër. Edhe një shqiptar kryeministër” nuk e rrokin thelbin e zgjedhjes së Abazoviçit kryeministër i Malit të Zi.

Ai u zgjodh jo për shkak të përkatësisë së tij etnike, por për shkak të vlerave dhe ideve që përfaqëson. Ato janë vlera mbietnike, properëndimore, ekologjike. Atë e zgjodhi shumica e deputetëve të cilët janë sllavë. Kjo flet për një emancipim politik të konsiderueshëm të Malit të Zi nën drejtimin e Millo Gjukanoviqit. Dritan Abazoviçi u zgjodh kryeministër edhe si rrjedhojë e rrethanave specifike politike në Mal të Zi.

Në Mal të Zi ka më pak shqiptarë se ç’ka serbë në Kosovë. A do të mbretëronte ky entuziazëm i çarshisë fejsbukiane shqiptare nëse nesër kryeministër i Kosovës do të zgjidhej një serb liberal i Kosovës, i cili të qenmit e tij serb nuk e sheh si përparësi dhe politikën e tij e përqendron në të mirën e të gjithëve, pa marrë parasysh se cilës etni i takojnë qytetarët e ndryshëm? Dyshoj.

Për aq kohë sa çdo zhvillim politik shihet nga prizmi entocentrik, entuziazmi për Dritan Abazoviçin është krejtësisht i pasinqertë sepse nënkupton njëanshmëri etnocentrike para cilësisë politike.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë