Dy të rinj 20 vjeçarë janë mbytur pasditen e të dielës në lumin Ishëm ndërsa mblidhnin bidona dhe kanaçe në këtë lumë. 20 vjeçarët Ervis Sali dhe Bledar Sinometi kanë humbur jetën në mënyrë aksidentale, ndërsa si zakonisht, punonin për të grumbulluar mbeturinat plastike që rrjedha e lumit sjell.
Sipas dëshmive të para mendohet se ka qenë një nga 20 vjeçarët që ka rrëshkitur më parë në lumë, ndërsa shoku i tij në tentativë për ta ndihmuar është rrëmbyer gjithashtu nga rrjedha e ujit.
Ngjarja tragjike ndodhi sot rreth orës 18:15. Kanë qenë disa banorë të zonës, që i panë të rinjtë pranë lumit e më pas lajmëruan policinë, kur vunë re se aty po ndodhte një tragjedi. Edhe policia me të mbërritur në vendngjarje qartësoi se dy të rinjtë po mblidhnin bidona kauçuku e kanaçe, në breg të lumit.
Po punohet për nxjerrjen e trupave të të rinjve nga lumi, për këtë është kërkuar edhe ndërhyrja e polumbarëve. (am/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com