Mblodhi flokët e prera nga parukieria dhe i përdori, gruaja krijoi portretin e kryeministrit britanik, Boris Johnson

 Mblodhi flokët e prera nga parukieria dhe i përdori, gruaja krijoi portretin e kryeministrit britanik, Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson

BRITANI E MADHE- A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me flokët tona të prera në një sallon bukurie? Ndërsa ka shumë opsione, duk filluar nga ripërdorimi i tyre për paruke, një parukiere zgjodhi të krijonte një vepër arit me flokë, fytyrën e kryeministrit të Britanisë së madhe, Boris Johnson.

Davina Fox nga Somerset, mblodhi flokët e prera gjatë pandemisë në nuanca të ndryshme dhe i përdori ato për të krijuar një mural me kryeministrin britanik.

Artistet me këtë ide të veçantë, iu deshën 16 orë për të përfunduar veprën e saj, duke vendosur me kujdes çdo fije floku.

 “Ky është ‘FlokArti’ im, flokët që kam prerë nga klientët, familja dhe miqtë e mi nga fundi i bllokimit të parë deri në fillim të bllokimit të dytë”, shkroi Fox, duke shpërndarë imazhe në faqen e saj në Facebook.

Duke folur për “The Sun”, Fox tha se vendosi t'ia kushtonte punën kryeministrit për të shprehur mirënjohjen saj, ndaj përballjes së tij me pandemisë.

“ Mendoj që ka një mënyrë më të mirë për të shprehur mirënjohjes sesa të përpiqem të bëjmë foto me të”, tha ajo.

Reagimet lidhur me krijimin e gruas ishin të ndryshme, disa e pëlqyen, ndërsa disa të tjerë mbetën konfuzë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen