Mbollën 950 bimë kanabis në 'shtëpi bari' në Angli, arrestohen dy shqiptarë! Kishin bërë kërdinë me lidhjet e paligjshme të energjisë, u sekuestrohen rreth 1 milion paund

Mbollën 950 bimë kanabis në 'shtëpi bari' në Angli, arrestohen dy shqiptarë! Kishin bërë kërdinë me lidhjet e paligjshme të energjisë, u sekuestrohen rreth 1 milion paund

Kanabisi që kishin mbjellë dy shqiptarët në 'shtëpinë e barit' në Angli

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi përdornin një shtëpi për kultivim të kanabisit në Blackpool të Britanisë së Madhe. Në pranga ranë  Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, të cilët akuzohen se mbollën 950 bimë kanabis në 'shtëpi bari', ndërsa u sekuestruan rreth 1 milionë paund, që mendohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Sipas hetuesve shtëpitë e barit, shqiptarët kishin bërë shumë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që shërbenin për rritjen e bimëve të kanabisit, që përbënin gjithashtu rrezik edhe për rënie të zjarrit. Gjithashtu ata kishin fortifikuar dyert, muret e banesë dhe kishin mbyllur të gjitha dritaret për të mos krijuar dyshime dhe kishin krijuar sistem ajrimi të brendshëm.

Arrestimi i tyre u bë më 13 shtator, ndërsa sot ata pritet të dalin para drejtësisë për masën e sigurisë. Përfshirja e shqiptarëve në 'shtëpi bari' në Angli janë raste të përsëritura, ku disa prej tyre tashmë ndodhen pas hekurave të qelisë për mbjellje të kanabisit.

Kanabisi që kishin mbjellë dy shqiptarët në 'shtëpinë e barit' në Angli

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni