Tre persona janë arrestuar nga policia e Mallakastrës, pasi në një zonë të pyllëzuar kishin mbjellë 340 rrënjë kanabis sativa.
Në kuadër të operacionit të koduar "Rromës" u arrestuan shtetasit T. A., 32 vjeç, banues në Gjonçë, Fier, A. A., 31 vjeç, banues në Cakran, Fier dhe u ndalua stetasi I. M., 27 vjeç, banues në Cakran.
"Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri - tjetrin, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi farash kanabisi, një armë gjahu dhe shtatë aparate celularë", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi farash kanabisi, një armë gjahu dhe shtatë aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" të kryera në bashkëpunim.
Komente

