Mbollën kanabis në oborret e banesave, vihen në pranga 2 persona në Krujë

Mbollën kanabis në oborret e banesave, vihen në pranga 2 persona në Krujë

Foto ilustruese

2 persona janë vënë në pranga të policisë së Krujës për kultivim kanabisi, të cilin e kishin mbjellë në oborrin e banesave. Policia njofton se në fshatin Halil të Fushë-Krujës, kanë arrestuar  në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu është arrestuar shtetasi R. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Në pranga të policisë sakaq ka rënë edhe një 18 vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u ndalua shtetasi L. D., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi është shpallur në kërkim policor nga policia e Shkodrës, për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë