TIRANE- Çmimet KULT vijnë në edi cionin e tetë. Organizatorët do të japin një konferencë për shtyp nesër në orën 12.00, në hotel Rogner Europapark, ku do bëjmë shpalljen zyrtare të 40 artistëve të nominuar për secilën fushë të artit, por dhe surprizat që do të ofrojë Mbrëmja Gala në datën 29 maj, ora 20.00, e cila do tw mbahet në sallën e madhe të Universitetit të Arteve. Në konferencë do të bëhet e ditur dhe e reja e këtij edicioni që është funksionimi i ri i Akademisë KULT me anëtarët e saj të nderit. Të ftuar në panel do të jenë drejtori Ekzekutiv i Akademisë KULT, Ylli Sula, si dhe nga një anëtar nderi për secilën fushë: Gazmend Leka, Dhurata Shehri, Rovena Dilo dhe Mevlan Shanaj.
(sg/shqiptarja.com)