Mbrëmja e korrespondentëve
Trump nuk do të marrë pjesë
Donald Trump njoftoi të shtunën se nuk do të marrë pjesë në darkën e pervitshme të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë që do të organizohet më 29 prill 2017.
Donald Trump njoftoi të shtunën se nuk do të marrë pjesë në darkën e pervitshme të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë që do të organizohet më 29 prill 2017.
Ky vendim lidhet me një etapë të re në marrëdhëniet e tendosura të presidentit me shtypin dhe synon të shkëputet nga një traditë që ka nuanca humori.
“Këtë vit, nuk do të marr pjesë në darkën e Shoqatës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Urimet e mia më të mira të gjithëve, kalofshi një mbrëmjë sa më të këndshme !”, nënvizoi presidenti Trump në rrjetin social Twitter.
Përfaqësues të medias, të politikës dhe shumë njerëz të famshëm të fushave të ndryshme marrin pjesë në këtë mbrëmje gala që zhvillohet çdo vit në hotelin e Uashingtonit.
Kjo mbrëmje që organizohet që nga viti 1921, i jep mundësinë presidentit amerikan të mbajë një fjalim me nota humori përmes të cilit ai tallet me kundërshtarët e tij politikë.
Që nga ardhja e tij në pushtet para një muaji, Donald Trump ka një marrëdhënie të tendosur me shtypin. Ai i sulmon vazhdimisht “mediat e pandershme’ dhe shumë prej tyre i cilëson si “armiq të popullit”.
Administrata e tij nuk lejoi të premten gazetarët e New York Times dhe CNN të merrnin pjesë në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
28.5%
-
Njësoj
15.9%
-
Më keq
55.6%
Vota total: 4927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy arsye pse një Luan nuk do të ketë lidhje me ju
2 Gusht, 07:56
-
OKB: Të shmanget përshkallëzimi në Lindjen e Mesme
2 Gusht, 07:52
-
BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus
2 Gusht, 07:50
-
Pas zbardhjes së vendimit të Kushtetueses, ja interpretimet e juristëve për kthimin e parave te profesionistët e lirë që kanë parapaguar tatimin pa qëllim
2 Gusht, 07:46
-
SHBA njeh kandidatin e opozitës si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë
2 Gusht, 07:38
-
Përgatituni! Gushti pritet të jetë muaji më i keq për këto shenja të zodiakut
2 Gusht, 07:34
-
Irani thotë se një pjesëtar i Gardës iu vra gjatë sulmit izraelit në Bejrut
2 Gusht, 07:31
-
Temperatura deri në 39 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
2 Gusht, 07:21
-
Në dashuri duhet të sqaroheni...çfarë thonë yjet për ju sot
2 Gusht, 07:08
-
Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike
1 Gusht, 22:53
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38