Tiranë, 3 Shkurt / ATSH - Jehona e viteve "Mbrëmje e valles shqiptare" është quajtur shfaqja qe do te jepet në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në 5 shkurt ora 19:00.
Me pjesëmarrjen e solistëve dhe grupit të valleve të Ansamblit Kombëtar te Këngëve dhe Valleve Popullore, orkestrina e AKKVP-së, në dirigjimin e Vladimir Hasimit, në koreografinë e autorëve Gëzim Kaceli, Panajot Kanaçi, Besim Zekthi, Besim Jazexhiu, Rexhep Çeliku etj, vallet më të bukura nga te gjithe krahinat e Shqiperise do të intepretohen në skenën e TKOB-së përgjate programit artistik.
Kolazh me Valle të Tiranës, Vallja e Djemëve Çame, Vallja e Vajzave të Tropojës, Vallja e Korabit apo edhe Vallja e Ciganëve, janë pjesët që Drejtor Artistik, Sulejman Baltëza, ka zgjedhur për të vene në skenë në këtë eveniment, i cili vjen si një festë e muzikës shqiptare.
/k.m//a.ke/