Mbrëmje kolonjare për historinë dhe kulturën në Prishtinë, 200 të ftuar, mes tyre edhe kryeministri Kurti

200 të ftuar të botës së artit, kulturës dhe Politikës u bënë bashkë në një mbrëmje të veçantë Kolonjare në Katedralen ortodokese “Nënë Tereza” në Prishtinë. Një udhëtim vizual përmes fotografive nga arkivi i shpëtuar i fotografit të shquar kolonjar “Dhimitër Vangjeli,” erdhi e ekspozuar për të pranishmit duke takuar traditën dhe kulturën mes dy vendeve. Përveç ekspozitës, gjatë mbrëmjes artistët kolonjarë performuan edhe valle tradicionale të zonës.

Mbrëmjes festive nuk i munguan personazhe të njohur të diplomacisë shqiptare dhe të Kosovës, mes tyre dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Historia dhe kultura shqiptare nuk e ka vetëm rilindjen të përfaqësuar në Kolonjë por njëkohësisht dhe antikitetin. Këtu përveç Fan Nolit, Jani Vretos, Themistokli Gërmenjin etj janë të gjithë me origjinë nga Kolonja. Prandaj ne teksa mblidhemi këtu e ngremë dolli, kujtojmë Rilindasit tanë janë ato të cilët  rikthyen lashtësinë e popullit tonë dhe treguan sa e rëndësishme është për traditën autoktonësia”, tha Kurti.

“Kolonja është dehje mes aromës së verës dhe rakisë nga vreshta e Leskovikut, mes rrugësh e  tunelesh përrallore e bredhash nga Leskoviku në Ersekë, në ushqimin etj. Kolonja do të ishte vendi ku zotat gjetën muzën .Në kulmin e ekstazës si një shpërthim lumturie ja plasën ballit shqiptarisë me mal e det, diell e gëzim, historinë e traditat, boren e shiun, kodrinat e yjet, bereqetin e jo vetëm", kryetari i Bashkisë Kolonjë Erion Isai.

Organizmi i Mbrëmjes kolonjare në Prishtinë erdhi me kujdesin e veçantë të Ambasadës Shqiptare në Kosovë dhe Bashkisë Kolonjë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës