Mbrëmje poetike e paharrueshme! Aktorët më të mirë të teatrit shqiptar interpretojnë në Vlorë poezitë e Ali Asllanit

Cilësohet si poet i dashurisë dhe vargjet e tij janë përcjellë plot emocion në një një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës.

“Ah ky mall, ky mall i çmendur!” titullohet aktiviteti kushtuar poetit dhe intelektualit të njohur vlonjat të viteve ’20-’30 të shek. XX, Ali Asllani, i mbajtur në teatrin “Petro Marko” mbrëmjen e së enjtes dhe që u ndoq me interes nga artdashësit, të cilët duartrokitën çdo performancë të artistëve.

Në skenën e teatrit u ngjitën aktorët Yllka Mujo, Viktor Zhusti, Rozeta Ferri dhe Artan Islami, të cilët performuan vargjet lirike të poetit vlonjat, në shoqërinë e muzikës së Aulon Naçit në piano dhe kuarteti i harqeve: Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola, Dorina Laro dhe në fyell e cylë dyjare, Vendim Kapaj, me pjesëmarrjen e sopranos Suada Gjergji.

I lindur në Vajzë të Vlorës dhe kryebashkiak i qytetit të Vlorës për shumë vite dhe ndër themeluesit e parë të  Lidhjes së Shkrimtarëve,  Ali Asllani është poeti, poezia e të cilit ka fuqinë e lirisë, ndërsa nëpërmjet vargjeve sjell përshkrimin e shpirtit të kombit.

Një poet sa kompleks, aq edhe i thjeshtë, sensi i humorit dhe ironia e hollë e bëjnë poezinë e Ali Asllanit të veçantë dhe autentike.

Me vargjet e tij ai dëshmon jetën e ndërtuar nën kulturën e fjalës dhe kënaqësinë e komunikimit, me një ndërgjegje politike, e cila zotërohej fuqishëm nga ndërgjegja e tij poetike.

Rozeta Feri, aktore dhe njëherësh organizatore e këtij eventi, thotë se "Ali Asllani e ka shenjuar historinë e Vlorës, e ka dashur Vlorën si Ai! E ka ngritur në piedestal figurën e gruas”.

“Ajo që nuk thuhet shpesh për Ali Asllanin është lirizmi dhe erosi”, tha Driada Dervishi, regjisore.

Viktor Zhusti shprehet se “mbrëmjen e së enjtes festuam në Vlorë, në vendin që e ka frymëzuar poetin”. Ndërsa Yllka Mujo e krahason poezinë e tij me ujin e burimit.

Ali Asllani, i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, burrërisë e dashurisë. Nipi i tij, Ardian Asllani, e vlerësoi këtë aktivitet, i cili u prit me interes të lartë nga publiku, ndërsa nënvizoi se një të tillë do ta organizonin edhe në Tiranë.

“Do ta bëjmë këtë aktivitet edhe në Tiranë....”

Mbështetës i zjarrtë i Ismail Qemalit, Ali Asllani ka qenë edhe bashkëthemelues i shtetit shqiptar, diplomat karriere, kryebashkiak i qytetit të Vlorës për shumë vite dhe ndër themeluesit e parë të  Lidhjes së Shkrimtarëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion