Mbretëresha britanike Elizabeta II do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden, javën e ardhshme, ka njoftuar Pallati Buckingham. Biden do të bëhet kështu presidenti i 12-të amerikan që do të takojë Mbretëreshën britanike.
Takimi në Kështjellën Windsor më 13 qershor do të zhvillohet pas mbarimit të takimeve të Bidenit në kuadër të samitit të liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara (G7).
Elizabeta II, 95-vjeçare është takuar me presidentin e parë në detyrë, në kohën kur shërbente si princeshë më 1951 dhe që atëherë ka takuar të gjithë liderët amerikanë gjatë 69 vjetëve të saj në fron.
SamitiI G7 do të shënojë pjesëmarrjen e parë me prezencë të Bidenit prej kur është zgjedhur president I SHBA.