Mbretëresha Elizabeth i kthen
përgjigje letrës së vogëlushes

Mbretëresha Elizabeth i kthen<br />përgjigje letrës së vogëlushes
Mbretëresha Elizabeth ka kryer një gjest mjaft human nëpërmjet zëdhënësit të saj. Pavarësisht axhendës së saj të ngjeshur, mbretëresha ka gjetur kohë të mjaftueshme për të lexuar letrën e një vogëlusheje dhe për t'i kthyer një përgjigje dashamirëse.
mbreteresha
Melissa Poll është vajza 6-vjeçare që ka shkruar një letër për mbretëreshën Elizabeth, ku e uronte për faktin se është mbretëresha më jetëgjatë në fron dhe i tregonte dëshirën e saj për ta takuar. Ajo i shprehu dhe zhgënjimin se nuk kishte arritur të vizitonte pallatin mbretëror edhe pse kishte vajtur dy herë me gjyshen e saj. Nga ana tjetër vogëlushja e ftoi 89-vjeçaren në ditëlindjen e saj, që sigurisht nuk u bë realitet.
mbreteresha
Zëdhënësi i mbretëreshës është shfajësuar dhe e ka falënderuar Melissën në emër të saj, ndërsa e ka ftuar vitin e ardhshëm të vizitojë pallatin mbretëror. “Mbretëresha më kërkoi që t’ju shkruaja, dhe t’ju falenderoja për letrën e bukur që i keni dërguar. Mbretëreshës i erdhi shumë keq kur mori vesh se nuk mund të vizitoje pallatin mbretëror. Edhe pse nuk mund të jetë prezent në ditëlindjen tënde, mbretëresha e vlerëson letrën tuaj, dhe shpreson që ti t’ia kalofsh sa më bukur me familjen dhe miqtë tuaj më datën 27”, thuhet në letër. 
mbreteresha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve