Pavarësisht pengesave dhe sfidave që ka kaluar, mbretëresha Elizabeth II ka mundur të ruajë dinjitetin e saj, sensin e të kryerit të detyrës dhe të stilit të flokëve, u shpreh dikur për monarkinë më jetëgjatë të Britanisë së Madhe aktorja, Helen Mirren, e njohur për portretizimin që i ka bërë mbretëreshës.

Ajo u lind në Londër, më 2 prill 1926.

Ishte Lufta II Botërore që krijoi kushtet për vitet gjeneruese si princeshë.

Princesha Elizabeth u arsimua në shtëpinë e saj, së bashku me motrën më të re, princeshën Margaret.

Ajo ishte trashëgimtarja pretendente pasi i ati u bë mbret më 1936.

Ajo  filloi të studiojë për drejtësi dhe histori kushtetuese për t’u përgatitur për detyrën e saj të ardhshme, si edhe filloi të mësojë rreth artit, muzikës, kalërimit dhe notit.

Princesha Elizabeth mbajti fjalimin e parë në tetor të 1940-ës, në moshën 14-vjeçare.

E reja Elizabeth ka kaluar më shumë vite të jetës së saj në kështjellën Windsor, jashtë Londrës, sesa në pallatin mbretëror “Buckingham Palace”.

“Ishte periudhë e vështirë dhe ankthi për të gjithë vendin, përfshirë familjen mbretërore”, sipas bibliografisë së saj zyrtare.

Fejesa me togerin, Philip Mountbatten, officer marine, të dalë nga mbretëria daneze, greke dhe gjermane, u lajmërua më 1947 dhe vetëm disa muaj më vonë çifti u martua në kishën Westminster të Londrës.

Bashkëshortit të mbretëreshës, pesë vite më i madh se ajo, iu dha titulli “Princ Filip” dhe “Duka i Edinburghut”.

E reja Elizabeth, nënë e princit Charles dhe princeshë Anna, u bë pjesë e jetës politike britanike në moshën 25-vjeçare pas vdekjes së papritur të të atit, George VI më 1952.

Pasi u bë mbretëreshë, ajo solli në jetë dy djem të tjerë, princin Andrew më 1960 dhe princin Edward më 1964.

Princi Charles, trashëgimtari i fronit, u martua me Diana Spencer më 1981, në një ceremony që përfshiu të gjithë vendin.

Dasma u organizua dy vite pasi xhaxhai i madh i Charlesit, lordi Mountbatten, i cili ishte i afërm i princit Philip, u vra nga një bombë e vendosur në anijen e tij të peshkimit, të vendosur nga Ushtria Republikane Irlandeze.

Martesa e Charlesit me Dianan u pasua nga thashetheme të një lidhjeje të princit me një ish-të dashurën e tij, Camilla Parker Bouls, e cila tashmë është partnerja e tij.

Më 1992, qeveria lajmëroi se Charles dhe Diana kishin planifikuar të ndaheshin.

Ajo ngjarje, shtuar kësaj dhe një zjarr i madh në kështjellën Windsor, bëri që mbretëresha ta quajë vitin 1992 si “annus horribilis” (viti i tmerrshëm).

Diana vdiq në një aksident me makinë në Paris, më 1997, duke shkaktuar një atmosferë pikëllimi në publik dhe duke bërë që disa qytetarë të kritikojnë familjen mbretërore, përfshirë këtu vetë mbretëreshën, për ftohtësinë e supozuar ndaj princeshës.

“Kjo dekadë ka pasur dhe pjesën e saj të trishtimit”, thuhet në bibliografinë zyrtare të mbretëreshës, përmbledhje e viteve ’90.

Mbretëresha u shpreh se besimi i saj katolik e ka ndihmuar shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

”Jezusi ka qenë frymëzuesi dhe udhëzuesi gjatë gjithë jetës sime”, tha ajo në një emision me rastin e Krishtlindjeve, në dhjetor.

“Shembulli i Krishtit më ka mësuar sesi të respektoj dhe vlerësoj të gjithë njerëzit e çfarëdolloj besimi apo ateistë”, theksoi ajo. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)