'Mbretëresha e bukurisë' Laura Nezha: Do të sjell një baladë të re, më spontane se asnjëherë

Shumë e njohin si këngëtare. Kënga e saj e fundit “Je dashuri” që konkuroi në 2017-ën në Kënga Magjike u prit mirë dhe u pëlqye nga publiku. Por megjithatë Laura Nezha ka një dashuri po aq të madhe edhe për teatrin ku është fokusuar më shumë kohët e fundit. E ftuar në emisionin “Rreze DielliReport TV për të folur mbi shfaqjen “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” ku vetë ajo është protagoniste, Nezha tha se ndjehet mjaft e emocionuar për premierën e kësaj shfaqje që rivihen në skenë pas gati 20 vitesh nga regjisori i mirënjohur Kiço Londo. Por pavarësisht impenjimit të fortë në teatër së fundmi, (brenda pak ditësh ajo nis provat për një tjetër shfaqje teatrale), Laura Nezha e pranoi se ka shumë dëshirë të rikthehet para publikut me një këngë të re, që aq shumë e dëshiron.

Njerëzit e presin, edhe unë e pres me shumë dëshirë sepse janë emocione që janë të ndryshme por plotësojnë njëra tjetrën dhe përbëjnë atë që unë jam. Mirëpo nuk dua të them më data apo kohë se kur se asnjëherë nuk e respektoj. Por dëshirë kam shumë të sjell një këngë të re dhe madje një baladë, e kam thënë madje por nuk them dot se kur se e di që nuk do ti mbaj. Do të jetë suprizë edhe për mua. Në momentin që do të jetë gati do të jetë më spontane se asnjëherë.

Laura Nezha, aktore

“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” do të ketë premierën të shtunën në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe do të vijojë të shfaqet edhe fundjavën e ardhshme. Ndërkaq e pyetur nëse mund të zgjedhë mes teatrit dhe këngës, Laura Nezha tha se të dyja gjinitë plotësojnë njëra tjetrën duke e kompletuar atë si artiste.

Jo nuk i ndaj dot, mund të ndodhte e kundërta, me shumë bindje e them. Unë kam zgjedhur të vazhdoj teatrin sepse më janë propozuar gjëra që janë me interes apo role shumë të mira. Skena dhe përballja me publikun natë për natë me shfaqjet ma jep emocionin që në rastin e muzikës ndoshta do të ma jepnin koncertet. Pra kjo është një jetë më e mbushur me vlera artistike të paktën për mua.

Laura Nezha, aktore

“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një komedi e shkruar nga autori Martin Mekdonah, e cila u ngjit në skenë për herë të pare ne Irlandë, më 1 shkurt 1996. Vepra, eshte e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, dhe rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. E përkthyer nga Adriana Tolka, vepra vjen nen intrerpretimin e aktoreve: Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha.

Aktorët Genc Fuga dhe Laur Nezha në studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër