Mbretëri e Bashkuar/ Dënohen me burg 3 shqiptarë për trafikim droge, i ‘shiti’ bashkëpunëtori i tyre bullgar
Xhenaru Shehu, Ridison Nega, Andi Dema, Albert Nedelcu
Një bandë shqiptare është ‘zbërthyer” nga autoritetet britanike pasi një bullgar i identifikuar si Albert Nedelcu, tregoi mbi bashkëpunimin e tij me shqiptarët në trafikimin e drogës.
Albert Nedelcu u arrestua pas disa momentesh ndjekje nga policia. Shtetasi bullgar u pikas nga efektivët e policisë teksa po shkëmbente një çantë, e cila rezultoi të kishte 25,000 £ cash, të cilat raportohet se ishin për të [paguar kilogram kokainë, që do blinte në Church Road, Hove,
Sipas mediave britanike, Nedelcu shkëmbeu paratë me kokainën me Andi Demën, 35 vjeç.
35-vjeçari shqiptar, ishte dëbuar dy herë nga Britania në vitet 2021 dhe 2016. Sipas avokatit të tij mbrojtës ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pasi e pa si të vetmin vend ku mund të fitonte para “për të shlyer borxhet në Shqipëri.”
Dema ka deklaruar para drejtësisë britanike se kishte rreth 80,000 £ borxhe.
Ridison Nega, 25 vjeç, ishte gjithashtu pjesë e bandës.
Sipas mediave, Nega po udhëtonte me një automjet tip “Hyundai” dhe kur ka parë policinë nga paniku ai ka hedhur një çantë me dokumentet personale dhe sende që faktonin veprimtarinë e tij kriminale.
Po ashtu, një tjetër shqiptar, Xhenaro Shehu, 20 vjeç, u arrestua në banesë në Palmeira Avenue Mansions.
Të katër të arrestuarit u deklaruan fajtorë për trafikim të drogës të klasit A.
Dema u dënua me pesë vjet e gjysmë burg, Nega dhe Nedelcu u dënuan të dy me nga katër vjet e gjysmë burg, ndërsa Shehu u dënua me dy vjet e katër muaj burg.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Itali/Kishte fshehur brenda dyshekut mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! U denoncua nga banorët, shtëpinë e kishte kthyer në bazë droge
21 Nëntor, 21:49
-
Itali/ Përgjimet SKY ECC çmontojnë klanet mafioze Sacra Corona dhe Ndragheta, bashkëpunonin me shqiptarët! 33 arrestime të reja, 97 persona nën hetim (EMRAT)
21 Nëntor, 20:06
-
Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona, në pranga 35-vjeçari shqiptar dhe zvicerani! Nën hetim edhe 3 shqiptarë të tjerë
20 Nëntor, 20:42
-
Vicenza/ Trafikonin dhe xhironin 3,3 mln euro kokainë në vit, shkatërrohet grupi italo-shqiptar! 11 të arrestuar e 4 në kërkim, hetime dhe në Shqipëri (EMRAT+FOTOT)
20 Nëntor, 19:53
-
Lufta/ Media: Ukraina ka lëshuar kundër Rusisë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi ‘Storm Shadow'
20 Nëntor, 16:20
-
Itali/ Bazë për shitjen e kokainës, heroinës dhe hashashit, 18-vjeçari shqiptar kapet në befasi! I gjenden një ‘Beretta’, fishekë dhe valutë cash
19 Nëntor, 22:55
-
Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku
19 Nëntor, 21:43
-
Itali/ Kishte groposur kokainën në një zonë bujqësore me shkurre, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Rimini
18 Nëntor, 16:32
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor, 08:35
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Itali/ Me 1,5 kg kokainë të pastër dhe 22500 euro cash, arrestohen 2 shqiptarët! Njëri prej tyre u konfrontua me policët, u sekuestrohen dhe dy makinat
15 Nëntor, 17:27