Parlamenti britanik kryqëzon krahët pas vendimit të gjykatës supreme. Çdo gjë kthehet pas si në 9 shtator kur gjithçka ndaloi.
Në seancat e ardhshme, dhe deri në 31 tetor, data kur Mbretëria e Bashkuar do të dalë automatikisht nga BE me ose pa një marrëveshje, Westiminster do të përpiqet të ndikojë në rrjedhën e ngjarjeve duke vazhduar luftën me kryeministrin Boris Johnson. Opozita po kërkon kokën e tij, pas humbjes së pestë politike që ai pësoi.
"Boris Johnson," tha lideri i labursitëve, Jeremy Corbyn, "nuk është i përshtatshëm për rolin e kryeministrit, ai është një djalë i elitës më të privilegjuar britanike që përçmon demokracinë dhe që e ka mbyllur Parlamentin pa asnjë arsye."
Nga ana e tij, Johnson, përsëriti nga ndërtesa e OKB në New York, gatishmërinë për të ecur përpara me procedurën e Brexit në 31 tetor, duke respektuar, siç tha ai, "vendimin e Gjykatës Supreme", e cila shpalli të paligjshëm periudhën e pezullimit të vendosur nga kryeministri konservator.
Në realitet, Johnson mund të kërkojë një pezullim të ri (në fakt, gjykata nuk ka deklaruar në mënyrë të qartë që nuk mund ta bëjë këtë, dhe institucioni i pezullimit është historikisht pjesë e demokracisë britanike).
Midis Trump dhe Johnson, të cilët u takuan në fund te Asamblesë së Përgjithshme të OKB, tema e Iranit ishte në zemër të diskutimit të tyre, duke rënë dakord që Irani kurrë nuk duhet të lejohet të përvetësojë një armë bërthamore ".
Dy liderët, kanë nënvizuar angazhimin e tyre të përbashkët për të rënë dakord për një marrëveshje ambicioze të tregtisë së lirë pasi Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE në 31 tetor.