TIRANË,5 Shkurt / ATSH/ - Ishte  data  4 shkurt 1862, kur  një jaht mbretëror hyri në Portin e Durrësit. Nga  aty zbriti Princi i Wellsit, Mbreti i ardhshëm i Anglisë Eduarti i VII.
Sot jane pesë foto  të bëra nga kjo vizitë ndoshta edhe  fotot e para të bëra në territorin e Shqipërisë.
Por e rëndësishmja është  se Durrësi ishte përzgjedhur si vend ndalese i Mbretit të ardhshëm Britanik nga nëna e tij,  Mbretëresha Viktoria.
Ishte kjo Mbretëreshë e famshme që kishte ndërtuar të gjithë intenerarin e Princit të Kurorës si pjesë e edukimit klasik të tij.
f.n/