Mbreti i Arabisë Saudite në Indonezi
me aeroplan ari e 506 ton bagazhe

Mbreti i Arabisë Saudite në Indonezi<br />me aeroplan ari e 506 ton bagazhe
Mbreti i Arabisë Saudite Salman ka mbërritur në Indonezi.
 
Por ajo që të gjithëve u ka bërë përshtypje nga kjo vizitë është fakti që ai jo vetëm ka udhëtuar me një aeroplan të larë me ar por është shoqëruar nga mbi 1000 persona, pjesë e stafit të tij.
 
Mësohet se një ndër kërkesat e tij për udhëtim nëntë-ditor ka qenë një tualet VIP ndërtuar për të në një xhami në Xhakartë dhe dhe rreth 506 ton ngarkesa, ku përfshijnë dy Mercedes-Benz S600 dhe dy ashensorë elektrikë
 
Mbreti Salman u prit nga Presidenti Joko Widodo dhe guvernator Basuki Tjahaja Purnama. Vizita e tij është shoqëruar me brohoritje nga turmat që po e prisnin atë në aeroport por edhe me reshje të shumta shiu. Por pavarësisht kësaj, rreth 7 persona nga stafi i tij e rrethuan atë me çadra të mëdha duke bërë që ai të mos e “ndjente” fare shiun.

Indonezia është vizituar nga një monark pas 50- vjetësh. Në këtë takim ai ka kërkuar lidhje më të forta ekonomike me vendin më të populluar në botë me shumicë myslimane.

[gallery]21278[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike