SPANJE - Në prag të 75 vjetorit të lindjes së tij Mbreti i Spanjës Juan Karlos ka dhënë intervistën e tij të parë mbas 12 vjetësh. Në intervistën e tij që u transmetua nga televizioni shtetëror TVE, mbreti tha se papunësia ishte një nga shqetësimet e tij më të mëdha.
Një prej çështjeve me shqetësuese është mungesa e vendeve të punës, e cila ka shkaktuar varfëri tek miliona familje dhe po detyron të rinjtë spanjollë që të largohen nga Spanja për të kërkuar punë jashtë vendit. “Kjo situatë më lëndon”, -është shprehur mbreti spanjoll.
Gjithashtu gjatë fjalimit të tij, mbreti ka nënvizuar edhe problemin e lëvizjeve separatiste në Katalonja ku bëri thirrje se populli ka nevojë të jetë i bashkuar dhe se duhet të kujtohet në histori si mbreti që bashkoi spanjollët.
Spanja në tre vitet e fundit është goditur nga një krizë e thellë ekonomike ku 25% e njerëzve janë regjistruar të papunë.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com