Figura e mbretit Zog është padyshim një ndër figurat qendrore të historisë politike e shtetërore të Shqipërisë! Kjo figurë me merita të veçanta, por edhe me hijet e tij ashtu siç çdo lider shtetëror të asaj periudhe është i njohur tek shqiptarët kryesisht përmes histografisë komuniste që herë e banalizonte e shpesh herë nuk preferonte ta përmendte sikur donte ta fshinte atë periudhë duke krijuar një boshllëk të theksuar historik!

Pasi mbreti Zog u detyrua të largohej nga Shqipëria ashtu siç u larguan edhe shumë dinasti të tjera të vendeve të tjera në Ballkan dhe në Europë si pasojë e nisjes së Luftës II Botërore! Mandje, nga histografia komuniste vetë akti i largimit të mbretit Zog u konsiderua si një tradhti, por historia duhet te analizohet në kohën dhe në vendin e ngjarjeve e për pasojë largimi i tij jo vetëm nuk ishte tradhti, por mandje edhe ai vetë në atë e konsideronte si largim të përkohshëm duke shpresuar se shpejt do të mund të rikthehej!

Shpesh mbreti Zog dhe periudha e tij nga Regjimi komunist janë shoqëruar ngushtë me regjimin Fashist, por në fakt me Italinë ai kishte marrëdhënie si mes dy vendeve dhe jo për shkak të ideologjisë!

Mbretëria e mbretit Zog nuk kishte asgjë të përbashkët me fashizmin, sepse nuk kishte bërë e nuk bëri asnjë ligj kudër hebrenjve ashtu siç bëri Italia dhe po ashtu nuk e bazoj sundimin e tij mbi baza racore e po ashtu nuk pati asnjë politikë imperialiste e nuk synonte të zgjeronte mbretërinë e tij duke pushtuar vendet e tjera ashtu siç po bënte Italia fashiste!

Mbreti Zog është një ndër pushtetarët më jetëgjatë të historisë shtetërore shqiptare dhe ajo që bie në sy është fakti se ai karrierën e nisi dhe e arriti në nje moshë fare të re dhe arritjet e tij shtetërore e politike janë falë aftësive të tij personale e për këtë arsye ai mund të konsiderohet si një ndër "kafshët politike" më të rëndësishme të Shqipërisë por edhe të Ballkanit në periudhën e tij! Ai u përballë me komplote e me situata komplekse të brendshme dhe të jashtme e megjithatë, ai falë intuitës dhe eksperiencës arriti të mbijetojë deri në pushtimin italian të Shqipërisë!

Ai, thuhet se lexonte dhe mbante si "Bibël" librin e Makiavelit! Pas largimit të tij e deri në vdekjen e tij në Paris, historia dhe aktivitetit i tij mbeti në errësirë deri në fillim të viteve '90! Mbretëria e Zogut pati një rëndësi të madhe për konsolidimin e shtetit shqiptar, për stabilitetin politik të vendit duke i dhënë Shqipërisë autoritetin e një shtetit në arenën ndërkombëtar! Përtej situatës së vështirë kur atiju dasht të sundonte Shqipërinë, ai u përpoq të ndërtonte një shtet mondern shqiptar duke bërë edhe hape të rëndësishme në fushën e arsimit, sforcimet e tij për të ndërtuar Bankën e Shqipërisë, por edhe reforma të tjera të rëndësishme në fushën tregtare por edhe reformën e vështirë agrare!

Mbreti Zog është një figurë padyshim më e rëndësishme e Shtetit të Pavarur shqiptar, por ai duhet të trajtohet si politikan dhe si burrë shteti duke e zhveshur nga histografia komuniste!