Mbrojtësi Mërgim Mavraj: Jam i penduar që refuzova Shqipërinë

Mbrojtësi Mërgim Mavraj: Jam i penduar që refuzova Shqipërinë
Mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj deklaroi se është i penduar që e refuzoi ftesën e Kombëtares shqiptare, duke e konsideruar atë si gabimin më të madh të jetës së tij futbollistike. Mavraj, i cili tani luan për Greuther Furth (Bundesliga 2), e bëri pohimin e dhimbshëm gjatë një interviste për portalin gjerman Spox.de.

Axel Ros, ndihmësi i ish-trajneri i Kombëtares, Hans-Peter Brigel, e kishte rekomanduar mbrojtësin me Mavraj, i cili zotëron edhe pasaportë gjermane, ndërkohë që Oto Bariç e ftoi atë të ishte pjesë e Kombëtares.

Mavraj, i cili ka luajtur vetëm një ndeshje miqësore me Gjermani U-20, refuzoi ftesën e Shqipërisë, duke shpresuar se do të ishte pjesë e Kombëtares A gjermane, në kohën kur ai luante për Bochum, por ftesa nuk mbërriti kurrë.

Edhe Josip Kuzhe i bëri zyrtarisht ftesë lojtarit, por pasi mori premtimin e Mërgim Mavrajt, lojtari i zhgënjeu sërish tifozët kuqezinj, të cilët dolën edhe me banderolat kundër “tradhtarit Mërgim Mavraj”.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra

Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra