Mbrojtësi shqiptar i Kristi Vangjeli, i skuadrës që militon në kampionatin ukrainas, Çernemorets Odesa, pësoi një dëmtim serioz në gju në ndeshjen e fituar 2-1 kundër Vorskla Poltavës së Armend Dallkut dhe Ahmed Januzit.
Mbrojtësi korçar u detyrua që të dalë me barrelë nga fusha e lojës, në minutën e 48-të, nën sytë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi që kishte ardhur për të parë nga afër lojtarët kuqezinj.
Kristi Vangjeli mund të qëndrojë disa ditë larg fushave. Në po këtë ndeshje, shqiptari tjetër Elis Bakaj shenoi golin e fitores 2-1 në atë takim, njëherësh edhe goli i parë i tij ne Ukrainë.
/Shqiptarja.com