8 vatra zjarri janë aktive në Tiranë, Kavajë, Mallakastër, Elbasan dhe Berat. Ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon nga toka dhe ajri.

Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë në terren të vështirë. Janë angazhuar forcat zjarrfikësese dhe ka ndërhyrë avioni “Air Tractor” pasi rrezikoheshin banesat.

Sakaq vijon operacioni për shuarjen e flakëve ne malin e Dajtit, me helikopter dhe forcat zjarrfikëse nga toka.

Në Mallakastër, janë djegur 180 hektarë pyje, ndërsa operacioni vijon në zonën Riban–Ngraçan–Panahor.

Ndërkohë, në Kostren të Beratit vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 20 forca ne terren.

Në Elbasan, vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuara ne mbare vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.


Lajmi kryesor:

Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)