Në Kukës dhe Pukë u zhvilluan aktivitete në kuadër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne”. Aktivitetet kanë për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit në rast emergjencash civile.
Zyrtarët bënë të ditur se do të ketë shtim të flotës së mjeteve zjarrfikëse, ndërsa mbrojtja nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore do të përfshihet në kurrikulat arsimore.
Ekipet zjarrfikëse zhvilluan demonstrime praktike për fikjen e zjarreve, duke përdorur ujë dhe mjete portative.
Përmes demonstrimeve praktike dhe përfshirjes së shkollave, fushata synon që mbrojtja civile të mos mbetet vetëm përgjegjësi e institucioneve, por të kthehet në kulturë qytetare, ku çdo individ di si të reagojë përballë emergjencave.
Fushata “Mbrojtja Civile në Turne” zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me mbështetjen e UNDP në Shqipëri, në kuadër të projektit për forcimin e qëndrueshmërisë dhe reagimit ndaj emergjencave në vend.
Komente










