Shqipëria, Italia dhe Prezenca e
OSBE-së kanë nisur zbatimin e një projekti të ri për mbrojtjen e fëmijëve shqiptar nga trafikimi e shfrytëzimi i tyre.
Falë këtij projekti do të fuqizohen kapacitetet e profesionistëve që merren me mbrojtjen e fëmijëve në nivel vendor, si dhe do të mundësohen kurse të trajnimit profesional dhe krijimi i shanseve për punësimin e të rinjve.
Projekti ka për synim vendosjen e bashkërendimit të rregullt në nivel vendor për menaxhimin e asistencës për fëmijët viktima dhe viktimat të mundshme të trafikimit; zvogëlimin e rrisqeve për trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe sigurimin e mbrojtjes dhe asistencës së përshtatshme për fëmijët viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit.
Projekti pason punën që ka bërë më herët Prezenca e OSBE-së për trajtimin e fenomenit të punës së të miturve në Shqipëri. Prezenca e OSBE-së i mbështet autoritet qendrore dhe vendore në përvetësimin e një qasjeje shumëdisiplinore e të bazuar në të drejtat e njeriut për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e grupeve në rrezik, siç janë fëmijët.
Kjo nismë financohet nga qeveria italiane, me fonde të Bashkëpunimit italian për Zhvillim.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
68.9%
-
Jo
27.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15