Në nisje të deklaratave përmbyllëse avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra Venkateswari, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij. Ajo tha se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë prej 1.926 ditësh.

"Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Përmbyllet deklarata për mbrojtjen e Selimit: Prokuroria nuk vërteton akuzat, 45 vite është dënim me jetë! Nis mbrojtja e Krasniqit