Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis e ka nisur fjalën e vet duke thënë se Prokuroria nuk e ka vërtetuar nëse ka një lidhje shkakësore që i atribuohen Krasniqit dhe akuzave në aktakuzë. Ai e ka kritikuar Prokurorinë që ka shpalosur argumente të reja gjatë deklaratave përmbyllëse, kur procesi po shkon drejt fundit.
Më pas, trajtoi pretendimet e Prokurorisë se komunikatat e UÇK-së kanë kontribuuar në ndalimet e personave në zonën e Llapit. Sipas avokatit, Prokuroria është përpjekur që ta mbulojë këtë “problem të dukshëm” duke thënë në dosjen e saj se “dëshmia e Rrustem Mustafës është qarkore dhe kontradiktore”.
"Nëse dëshmitari i Prokurorisë është kontradiktor, atëherë Prokuroria nuk ka arritur t'i vërtetojë argumentet e veta.
“Shumica e dëshmitarëve folën për një rregullore të përgjithshme ku caktoheshin detyrat e policisë ushtarake dhe më pas Prokuroria e përktheu siç deshi. Shumica e provave nuk kanë vërtetuar për ndonjë praktikë të pamëshirshme në terren. Prokuroria nuk e vërteton argumentin e saj, sepse në fakt ajo nuk e ka trajtuar thelbin e argumentit”, tha ai.
Ai, gjithashtu, i ka bërë thirrje trupit gjyqësor që t’i marrë me shumë rezerva dëshmitë e disa dëshmitarëve që i ka ftuar Prokuroria, pasi, sipas avokatit “99 për qind e dëshmitarëve nuk e kanë parë asnjë rregullore”.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë/ Seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, përfundon mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm! Nisin pyetjet e trupit gjykues











