Mbrojtja e të dhënave personale,
Dervishi: Do zbatoj Kushtetutën

Mbrojtja e të dhënave personale,<br />Dervishi: Do zbatoj Kushtetutën
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka premtuar mbështetje maksimale dhe të vazhdueshme për Komisionerin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervish i cili morri zyrtarisht drejtimin e këtij institucioni.

“Dua ta siguroj Komisionerin e ri të Mbrojtjes së të dhënave Personale, Dervishi që do të vazhdojë të ketë mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet si në mbështetjen me përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit në këtë fushë, por edhe në çdo aspekt tjetër për të rritur garancitë e qytetarëve tanë lidhur me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale, një standard mjaft i rëndësishëm i të drejtave të njeriut në vendin tonë. Ky institucion meriton më shumë mbështetje dhe që do ta ketë këtë në të ardhmen, ashtu sikurse besoj që baza e suksesit do ë jetë përfitimi i eksperiencës së deritanishme dhe mbështetja te kjo eksperiencë për të fuqizuar më tej funksionimin e këtij institucioni për ta bërë atë një shtyllë të fortë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë”, theksoi  Meta.

Ndërkohë komisionerit i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Flora Çabej-Pogaçe, ka thënë se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën.

“Ky është një institucion ende i ri që ka një përvojë relativisht të re, por cilësisht të konsoliduar dhe detyra ime është që ta shfrytëzojmë këtë përvojë dhe me mbështetjen e Kuvendit, më mbështetjen e Këshillit të Ministrave dhe të gjithë institucioneve të tjera të shtetit ta çojmë atë përpara”, deklaroi Komisioneri i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni