Mbrojtja e të dhënave personale, Manja: Sanksione deri në 10 mln euro! Tabaku: Gjobat janë të larta! I vendosni dhe më pas i falni

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli në Kuvend për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ai tha se kërkohet më tepër ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa sanksionet mund të shkojnë deri në 10 milionë euro.

‘Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme e Komisonit europian e cituar edhe në progresraporte. Dua që të kërkojë votën e secilit prej jush për miratimin e një ligji të tillë që përforcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duke përforëcuar standrdet sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale njësoj si ato që gëzojnë edhe qytetarët e BE. 

Sa i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij Ligi. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta. Projektligji ka shkuar 4 herë për mendim në shërbimet e komisionit europian ka përsëritur që të mos preken sanksionet që ju i quani të larta. Shteti ka marr përsipër sanksione që shkojnë deri në 10 mln euro’, tha ai. 

Deputetja e PD Jorida Tabaku u shpreh se gjobat janë të larta, ndërsa u shpreh se ato edhe mund të falen nga mazhoranca pasi të vendosen. 

‘Gjëja që unë kundërshtojë janë gjobat, janë të larta dhe na ndodh ajo që po ndodh sot vini dhe i falni. I vendosni dhe më pas i falni. Po nëse meraku juaj është mbrojtja e dhënave, cfarë ndodh nëse në fushatë elektorale del databazë me të dhënat e qytetarëve, çfarë masa do të marr komisioneri. Do t'i vendos gjobë 10 mln euro, ligji s'duhet të jetë në letër por në praktikë’, tha ajo.  


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura ujë e drita


S.B/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024